1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Lumari (Reçani)

pdf Shtyp Email

Shtrihet në një luginë, rreth 4 km në lindje të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.

Sipërfaqja: 678 ha, 69 ari, 04 met. katror.

Lagjet më kryesore në këtë vendbanim janë: Veselaj, Hasanaj dhe Fetaj.

Është vendbanim i vjetër antik i Rrafshit të Dukagjinit. Në veri të fshatit në vendin e quajtur Zhvina është gjetur një qyp i madh. Për vjetërsinë e fshatit dëshmojnë edhe Mikrotoponimet e ruajtura në fshat, p.sh. Varrezat e Latinëve, Gjinovishtë (Gjini), Burbesh (Arb-nesh), Shibuti (Shën Buti), Kiliqishtë (Kili), Bluda e Palit etj.

Në arat e fshatit të quajtura Rrafshi është gjetur një vazë e madhe dhe enë të qeramikës. Në hyrje të fshatit ekziston një kishë e vjetër iliro-romake, në të cilën është i vizatuar një mozaik i diellit. Mirëpo, kishën e përvetësuan më vonë serbët. Ekzistojnë varreza të moçme përmbi kishë.p) Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e Car Dushanit të vitit 1348 dhënë manastirit të shënjëtorëve Grabriel dhe Mihaj afër Prizrenit.

Në relacionin e Gërgur Mazrekut rreth 1671 përmendet fshati Reçan që ende ishte i banuar me popullatë krishtere shqiptare (8 pcrsona).

Serbët të quajtur rajë këtu vijnë nga Dvorani, Mushtishti, Muhlani dhe një familje është më e vjetër - Bllagojeviqët.

Si vendbanim me emrin Raçan, përkatësisht Reqan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë, nga ky fshat duke iu falënderuar Rizah Dautit, i cili ishte krah i Ramë Bllacës, banorët e këtij fshati nuk u shpërngulën në Turqi e gjetiu. Në këtë vendbanim ka jetuar dhe vepruar pleqnari i njohur Mehmet Reçani, i njohur edhe për anekdota.

Shënimet statistikore:

në vitin 1871 kishte 17 shtëpi (10 shqiptare, 7 serbe);

në vitin 1905 - 19 shtëpi shqiptare e 9 serbe;

sipas regjistrimit të vitit 1913 - 327 banorë;

në vitin 1918-29 shtëpi me 244 banorë (23 shtëpi shqiptare me 198 banorë dhe 6 shtëpi serbe me 49 banorë);

sipas regjistrimit të vitit 1921 - 29 shtëpi me 220 banorë;

në vitin 1948 - 46 shtëpi me 363 banorë;

në vitin 1953 - 53 shtëpi me 421 banorë;

në vitin 1961 - 67 shtëpi me 524 banorë (409 shqiptarë, .112 serbë, 3 të tjerë);

në vitin 1971 - 77 shtëpi me 706 banorë 1(552 shqiptarë, 153 serbë, 1 të tjerë);

në vitin 1981 - 99 shtëpi me 918 banorë, (730 shqiptarë, 188 serbe).

Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 kishte 180 banorë serbë.

Banorët shqiptarë e bojkotuan regjistrimin.

Para luftës së viteve 1998-99, fshati kishte 147 shtëpi me 1260 banorë shqiptarë dhe 26 shtëpi serbe. Sipas shënimeve të Kuvendit Komuna në vitin 2000 kishte 1470 banorë. Fshati nga forcat serbe digjet në ofensivën e shtatorit të vitit 1998 dhe në ofensivën e marsit të vitit 1999. Popullata strehohet kryesisht në malet e Budakovës e Llanishtit, ndërsa një pjesë vendoset në Shqipëri. Nga 147 shtëpi, vetëm 1 nuk është djegur. Janë dëmtuar edhe shumë objekte ndihmëse e përcjellëse, shkolla dhe xhamia e fshatit. Në luftë kundër armikut serb ranë 4 dëshmorë dhe janë vrarë dy banorë të tjerë. Një person është i zhdukur.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
-1 #1 dhandrrilluta 2011-06-17 10:26
reqani jan ma menemdhajt e komunes edhe pse nuk ja kan haber sen ja japin nalt sa sban....se sen nuk din...
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 82 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma