Lushta (Luzhnica)
Ky vendbanim shtrihet rreth 17 km në veri të Therandës. Eshte vendbanim kodrinoro-malor.
Mikrotoponimet më karakteristike: Livadhi i Gurit, Lugi i Thanave, Bregu i Kishës, Trojet, Lugi i Arës, Lugi i Fellë,,Lugi i Danihave, Qarrishla, Vcuret e Poturocit, Vrellaci). Lokaliteti i vjetër i fshatit është shtrirë në vendin e quajtur Bregu i Kishës (aty ku ndahet rruga për Rreze (Javor). Aty janë zbuluar rrasa të varrezave, thëngjij te koka e të vdekurve që sipas thënies, duke u bazuar në drejtimin e varrimit janë varreza ilire. Afër Bregut të Kishës është edhe Lugu i Trojeve. Ajo pjesë ishte e banuar me banorë shqiptarë, që thuhet se para qindra viteve janë shpërngulur në fshatin Arban (Poturoc), jo larg Goleshit. Është ruajtur mikrotoponimi - Varret e Poturocit. Edhe mbi fshat, te burimi - vrella, ekzistojnë gjurmët e tjegullave, tullave, që mund të supozohet se edhe ajo pjesë ishte e banuar.
Këtë vendbanim nuk e hasim në dokumentet e shkruara, ndoshta një kohë ishte i braktisur ose është regjistruar me ndonjë emër tjetër.
Në fshat sot jetojnë banorët e fisit Gash, ku thuhet se kanë ardhur nga Buzhala e Budakovës. I pari i tyre ishte Malë Buzhala, i cili në fillim vendoset te Livadhi i Gurit, rreth 1,5 km. mbi fshat.
Gjatë të kaluarës historike, për shkak të rezistencës kundër pushtuesve ai kishte pësuar mjaft. Në vitin 1913 është djegur plotësisht nga bombardimet serbe për 6 javë deri sa janë shkatërruar edhe themelet. Në vitin 1919 digjet për herë të dytë, pasi që hoxha i fshatit vrau 7 serbë dhe për hakmarrje xhandarmëria serbe dogji të gjitha fshatrat prej Astrazubi deri në Lushtë. Herën e tretë digjet në vitin 1998.
Një kohë administrativisht llogaritej si lagje e fshatit të afërt Rreze (Javor).
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 ky vendbanim i vogël i kishte vetëm 4 shtëpi;
në vitin 1913 ishte lagje e fshatit Reze (Javor);
në vitin 1918 kishte së bashku me Karaçicën 35 shtëpi shqiptare me 141 banorë;
në vitin 1921 - 11 shtëpi me 40 banorë;
në vitin 1948 - 15 shtëpi me 116 banorë;
në vitin 1953 - 18 shtëpi me 127 banorë;
në vitin 1961 - 20 shtëpi me 151 banorë (147 shqiptarë, 4 serbë);
në vitin 1971 - 20 shtëpi me 176 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 22 shtëpi me 188 banorë shqiptarë.
Para agresionit serb, sipas shënimeve të marra, fshati kishte 35 shtëpi me rreth 300 banorë shqiptarë. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal ky vendbanim në vitit 2000 kishte 252 banorë. Nga sulmet barbare serbe në vitet 1998-99 janë shkatërruar 28 shtëpi banimi dhe objekte të tjera përcjellëse. Popullsia e fshatit ishte larguar në mars të vitit 1998, duke u strehuar nëpër male dhe fshatra të tjera. Ishte qendër e rezistencës kundër ushtrisë e xhandarmërisë serbe. Në pranverë të vitit 1999 popullata pjesërisht u dëbua në Shqipëri e një pjesë qëndroi nëpër male të Nagafcit. Tri familje u deportuan në Maqedoni. Në këtë fshat ranë dy dëshmorë dhe komandant Kumanova.Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet