Malasi (Muhlani)
Shtrihet rreth 8 km në lindje të Therandës. Është vendbanim kodrinor, i tipit të grumbulluar.
Mikrotoponimet më karakterislike janë: Katuni i Vjetër (Starasella), Fusha e Isa Beut, Vrella, Selishta, Lugii i Munishit, Kddra e Madhe, Varret e Turqve etj.
Afër fshatit të tanishëm pranë lumit ka qenë një vendbanimi i vjetër. Dëshmi e kësaj janë muret e shtëpive. Ai vend quhet - Vendi i të "Shpërngulurëve". Afër këtij vendi ekzistojnë edhe varreza, flitet se janë varreza ilire. Në anën tjetër të fshatit të tanishëm, do të thotë në perëndim (trekëndëshi Trolli - Pjlajë - Malas, sot mal) ka ekzistuar një fshat i cili edhe sot mban emrin e mëparshëm "Fshat i Vjetër" (Starasellë). Aty ka gjurmë të themeleve të shtëpive. Në rrethinë të fshatit ekziston një burim uji (Vrellë), janë gjetur afër këtij burimi eshtra njerëzish që ishin më të mëdhenj se njerëzit e sotëm dhe aty thuhet se ka ekzistuar një kishë katolike. Në pjesën lindore të fshatit, kah burimi (vrella) ekziston lokalitetit i quajtur Selishtë që vërehen themele të shtëpive.
Në dokumentet e shkruara përmendet për herë të parë në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465.
Nuk e kemi hasur në dokumente të shkruara osmane, ndoshta ishte i braktisur ose është regjistruar me ndonjë emër tjetër.
Nga banorët e fundit shqiptarë jetonin familjet Gashi dhe Kabashi dhe familjet serbe që quheshin rajë. Me emrin Maholan. përkatësisht Miholan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit. të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në vitin 1935-36 një familje shqiptare për shkak të konfliktit me serb është shpërngulur në Turqi (kryefamiljari Nuhi Zeneli).
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 12 shtëpi (7 shqiptare, 5 serbe);
në vitin 1903 përveç familjeve shqiptare kishte edhe 11 familje serbe;
në vitin 1910 - 10 shtëpi serbe e 11 shqiptare;
në vitin 1913-293 banorë;
në vitin 1919-28 shtëpi me 207 banorë (12 shtëpi shqiptare me 99 banorë dhe 16 shtëpi serbe me 108 banorë);
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 28 shtëpi me 266 banorë;
në vitin 1948 - 39 shtëpi me 320 banorë;
në vitin 1953 - 48 shtëpi me 326 banorë:
në vitin 1961 - 48 shtëpi me 311 banorë (166 shqiptarë, 143 serbë. 2 të tjerë);
në vitin 1971 - 56 shtëpi me 408 banorë (234 shqiptarë, 173 serbë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 55 shtëpi me 450 banorë, (282 shqiptarë, 168 serbë).
Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, të cilin popullata shqiptare e kishte bojkotuar, ishin regjistruar 134 banorë serbë.
Para agresionit serb të vitit 1998/99 fshati. sipas shënimeve të marra në terren kishte 46 shtëpi shqiptare me rreth 550 banorë dhe 16 shtëpi serbe me 90 banorë. Në këtë fshat nga forcat policoro-ushtarake serbe janë shkatërruar 13 shtëpi dhe janë demoluar të gjitha të tjerat. Më vonë janë shkatërruar edhe shtëpitë serbe. Është demoluar biblioteka e fshatit, janë marrë të gjitha librat e bibliotekës së shkollës, mungojnë edhe disa dokumente dhe libra amë të shkollës, ambulancës dhe "zyrës së vendit. Nga ky fshat janë vrarë dy banorë dhe një është masakruar. Një pjesë e popullatës ishte dëbuar në Maqedoni, një pjesë-në Shqipëri, kurse një pjesë e vogël qëndroi nëpër male.Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet
TUNG...
JU FALEMINDERIT