Nëpërbishti
Shtrihet rreth 8 km në jugperëndim të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar rrafshinor afër kodrave jo të larta. Nëpër të kalon lumi Toplluha.
Sipërfaqja: 280 ha, 15 ari, 72 m.
Nga familjet kryesore që jetojnë në këtë vendbanim janë: Kryeziu, Shala, Hoti, Sopi, Krasniqi etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Tia, Teshina, Glladishe, BranezK Obraxhe, Maskishe, Padinat, Dynhne etj.
Është vendbanim mjaft i vjetër ilir. Në këtë lokalitet të epokës së hekurit gjurmimet arkeologjike i bënë austriakët gjatë Luftës së Parë Botërore, ku janë zbuluar tumat në këtë fshat. Tumat gjenden në trekëndëshin në mes të fshatit Nëpërbisht - Tarazhdë (Tërne) - Vneshtar (Samadraxhë). Themele të shtëpive, pitosa të mëdhenj, çypa, samovarë të bakrit, çekanë etj. janë gjetur nën dhe, në pjesën e poshtme të fshatit, kah Mamusha. Në vendin Dynim kanë ekzistuar varreza te moçme, ku janë gjetur skelete, unaza etj. Në vendin Padina ka mbeturina të qeramikës. Prapa shkollës së sotme ka ekzistuar kisha si dhe janë gjetur disa gypa të ujit.
Me emrin Neprobishta përmendet në kartën e Stefan Nemanjës të vitit 1198 dhënë manastirit të Hilandarit në Malin e Shënjtë, pastaj në kartën e Hilandarit të mbretit Milutin të vitit 1282. Po ashtu me emrin Neprobishta përmendet edhe në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 me 18 shtëpi, 3 beqarë e 2 të veja.
Si vendbanim me këtë emër, me disa ndryshime të vogla, është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h). të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në këtë vendbanim shqiptar autokton, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan dy familje kolone nga Bosna e Hercegovina.
Pas vitit 1912 dhe në vitet 1938-1940 disa familje janë shpërngulur në Turqi dhe në Shqipëri.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 10 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 164 banorë;
në vitin 1918 - 20 shtëpi shqiptare me 195 banorë;
në vitin 1921 - 20 shtëpi me 171 banorë;
në vitin 1948 - 31 shtëpi me 297 banorë;
në vitin 1953 - 43 shtëpi me 349 banorë;
në vitin 1961 - 54 shtëpi me 417 banorë (415 shqiptarë, 2 të tjerë);
në vitin 1971 - 65 shtëpi me 533 banorë (532 shqiptarë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 71 shtëpi me 708 banorë shqiptarë.
Në vitin 1999 fshati kishte rreth 150 shtëpi me 1200 banorë (vlerësime të marra në fshat).
Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 1160 banorë. Gjatë sulmeve serbe në këtë fshat në vitet 1998-99 janë shkatërruar e djegur 180 shtëpi, objekte të tjera ndihmëse dhe ekonomike, si dhe pjesërisht xhamia e fshatit më 30 mars 1999. Janë vrarë nga ky fshat 3 persona.Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet