Nishori
Shtrihet rreth 11 km në veriperëndim të Therandës. Është vend-banim kodrinoro-malor, i tipit të shpërndarë.
Vendbanimi është i ndarë në disa lagje të cilat janë larg njëra tjetrës, siç janë: Smakaj, Brahaj, Hasanaj, Demaj, Bullaku, Nezaj, Kadrijaj, Përzhaku, Projaku etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Sodovina, Shullaja, Gallusha, Fanxhet, Prroni i Keq, Latica, Gajraku, Shkoza, Rrethet, Kroni i Fshatit, Varri i Babgjyshit, Arat e Liqenil, Varret e Mortajës, Hurdhat, Shpella e Hallës Halime, etj.
Sipërfaqja: 1087 ha, 72 ari, 90 met.
Në bazë të gjurmëve arkeologjike, mund të supozohet se së bashku me fshatin e afërt Kostërc është një prej vendbanimeve të yjetra iliro-dardane. Afër këtij lokaliteti gjendet vendbanimi i vjetër i quajtur Hisari, që mund të llogarisim në kuadrin e fshatit Kostërc. Pothuajse në tërë lokalitetin e këtij vendbanimi ka dëshmi të kulturës materiale të lashtë.
Me emrin Vinishor është i regjistruar në kartën mesjetare 1313-18.(3) Pastaj, në një burim sllav rreth vitit 1454 përmendet fshati Vnishof, mbase kemi të bëjmë me Nishorin e sotëm. Në regjistrin kadastral osman të vitit 1485 përmendet me emrin Noshal me 13 shtëpi, 3 beqarë e 1 e vejë. Ndërsa, me emrin Noqshor përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 dhe kishte 9 shtëpi e bashtina e 3 beqarë. Në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 është regjistruar edhe lagjja e sotme Brashanca, me emrin Bratishic, e cila ishte e pabanuar (truallishtë).
Në një relacion të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos. don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Nisciori me 4 shtëpi me 9 anëtarë besimtarë të krishterë.
Me emrin Nishor është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Më 21 shkurt të vitit 1913 gjatë çarmatimit të popullsisë nga pushteti serb dhe rezistencës nga fshatarët, u vranë të gjithë meshkujt e moshës madhore, kurse fshati u rrënua me topa, të vendosur në Llatca të Gallushës, 42 meshkuj u pushkatuan në një vend dhe 4 të tjerë u gjetën nëpër kodra. Para se me u djeg shtëpitë, u plaçkit çdo gjë në fshat. Pra, fshati Nishor që kishte 60 shtëpi, u plaçkitë tërë pasuria, fshati nga bombardimet me topa u bë rrafsh me tokë. Ploja e Nishorit zgjerohet edhe në Kastra. Disa ushtarë shkojnë në këtë fshat e plaçkitin, provokojnë fshatarët, kërkojnë lira, dhe pastaj vrasin disa persona dhe djegur disa shtëpi. Në këtë kohë, Komandanti i Armatës III në hyrje të urdhërit të tij nr. 1776, datë 28 shkurt 1913, të dhënë prefekturave të qarqeve, komandantëve të divizioneve dhe komandantit të garnizonit të Gjakovës, thekson se tek "popullsia e disponuar armiqësisht çarmatimi kryesisht është kryer...". Përkitazi me fshatin Nishor, 30 km në veriperëndim të Prizrenit, shkruan: "... të gjithë banorët meshkuj të rritur të këtij katundi janë vrarë kurse mbarë fshati me anë të bombardimit me topa është asgjësuar....". Në Urdhër të komandantit thuhet: "Që nënprefekturat e rretheve, nëpërmjet të organeve komunale, kryetarëve dhe kryepleqëve dhe njerëzve e të tjerë të shquar (bajraktarëve), duke ua kumtuar të gjithë banorëve pa dallim feje e kombësie se ç'ka ka ngjarë me Nishorin e panënshtrueshëm dhe t'ua përkujtojnë të gjithëve se kështu do të kalojnë secili fshat i cili do t'i kundërshtojë pushtetit dhe ushtrisë sonë..".
Në masakrën e Tivarit nga ky fshat janë vrarë 9 persona.
Shënimet statistikore:
në vitin 1871 kishte 55 shtëpi shqiptare (45 myslimane, 10 latine-katolike);
në vitin 1913 së bashku me lagjën Brashanc - 643 banorë;
në vitin 1919 - 85 shtëpi shqiptare me 465 banorë;
në vitin 1921 - 80 shtëpi me 514 banorë;
në vitin 1948 – 101 shtëpi me 703 banorë;
në vitin 1953 - 111 shtëpi me 767 banorë, ndërsa lagjja Brashanc ishte e regjistruar si vendbanim në veti me 23 shtëpi me 181 banorë;
në vitin 1961 - 111 shtëpi me 802 banorë shqiptare;
në vitin 1971 - 111 shtëpi me 970 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 – 118 shtëpi me 1175 banorë shqiptarë.
Në vitet 1998-99 fshati kishte 178 shtëpi (146 në Nishordhe. 32 në lagjen Breshanc (shënimet e marra në fshat) me rreth 1500 banorë shqiptarë. Nga agresori serb në këtë vit u shkatërruan dhe u dogjën të gjitha shtëpitë, përveç 11 shtëpive. Janë granatuar shkolla, ambulanca, xhamia etj. Në luftë me paramilitarët serbë ranë dy dëshmorë, ndërsa nga ky fshat u vranë edhe 3 civilë. Një plak është i zhdukur. Pjesa. me e madhe e banorëve të fshatit ishte zënë peng në fshatin Bellanicë të Malishevës dhe më 30 mars 1999 u deportua në Shqipëri. Një pjesë kishte mbetur në fshat.
Ky vendbanim ishte qendër e UÇK-së. Në Breshanc ishte kazerma e parë ushtarake, Shtabi dhe Brigada 123.
Breshanci:
Shtrihet në mes të dy lumenjve, përkatësisht dy kodrave Hamala dhe Goleshi. rreth 12 km në veripercndim të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar .
Administrativisht llogaritët si lagje e fshatit Nishor, edhe pse është më afër fshatit Kastra (Kastërc).
Sipas traditës thuhet se tërë lugina, përkatësisht lokaliteti prej Therande (Suhareke) e deri në Breshanc ishte i banuar dendur dhe nëpër kulme dhe mure mund të kalonte macja.
Lokaliteti është i banuar mjaft herët, mirëpo popullata e tanishme janë të vëllazërisë Bytyç të ardhur nga fshati Nishor.
Mikrotoponimet më karakteristike: Kroni i Thanës, Guri i Malishevës, Guri i Mrizeve, Guri i Kashutës, Mrizet, Prroni i Keq, Brigjet, Guri i Mahallës, Kroni i Lushës, Arat e Goranit, Ara të Zotnisë, Grap, Galhtshë, Hamalti}.
Ky vendbanim para agresionit serb në vitin 1998 kishte 34 shtëpi me 386 banorë shqiptarë. Agresori serb dogji të gjitha shtëpitë, përveç dy shtëpive që kanë shpëtuar rastësisht. Një kohë këtu ishte Shtabi i UÇK-së, Spitali i Zonës etj.Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet
jetmiri nga Terrni komuna e Ferizajit