Papazi
Shtrihet rreth 10 km në lindje të Therandës. Është vendbanim i vogël i tipit të shpërndarë.
Mikrotoponimet më karakteristike: Kroni i Nikës, Ara e Lahit, Laki, Lisi i Priftit, Ara te Kiyqi, Varri i Grudës, Varre te Garrat, Graçinjevë, Rudina, Rrahi i Bibës, Lama e Beqollit etj.
Llogaritet një prej fshatrave më të vjetra të kësaj treve. Kjo dëshmohet me varreza shumë të vjetra, që nuk dihen se të kujt janë. Ato varreza kanë rrasa të gurëve shumë të vjetër me vizatime si psh. njerëz me parmenda, kazana, shkronja latine etj. Këto tregojnë se janë varre ilire. Në fund të fshatit, te varret e vjetra ka qenë një guri i madh, te. vendi i quajtur Guri i Gatë. Aty popullata përpara i është lutur perëndisë para gurit. Ai vend është konsideruar si kishë.
Te varrezat e vjetra janë tre drunj të qarrit, shumë të mëdhenj, që si thonë banorët - janë shtatë pash të mëdhenj.
Sipas gojëdhënës në këtë fshat ka qenë manastiri i papëve (priftërinjve) dhe pas kalimit në fenë islame, priftërinjtë u larguan dhe nga kjo i mbeti emri Papaz (vend i papëve). Po ashtu legjenda thotë se mezhda e Papazit është në fshatin Gurdiell (Delloc).
Në dokumentet e shkruara e hasim mjaft vonë, në relacionin e Gërgur Mazrekut të vitit 1671, famullitar i Prizrenit, ku e përmend këtë fshat i cili kishte ende popullatë shqiptare krishtere (4 shtëpi me 30 anëtarë).
Thuhet se vetëm një familje është vendëse në Papaz - Beqolli. Këtu jetojnë familjet Rexhaj, Maksutaj dhe Sedolli.
Me emrin Papaz është i regjistruar si vendbanim në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900(1318h).
Një numër i madh i banorëve të këtij vendbanimi është shpërngulur në vise të ndryshme të Kosovës, sidomos në Ferizaj, Prizren etj.
Shënimet statistikore:
në vitin 1871 kishte 10 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 137 banorë;
në vitin 1918 - 11 shtëpi shqiptare me 67 banorë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 14 shtëpi me 109 banorë;
në vitin 1948 - 19 shtëpi me 132 banorë;
në vitin 1953 - 19 shtëpi me 150 banorë;
në vitin 1961 - 20 shtëpi me 164 banorë shqiptarë;
ne vitin 1971 - 25 shtëpi me 201 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 29 shtëpi me 251 banorë shqiptarë.
Para agresionit serb të fundit, fshati kishte 35 shtëpi shqiptare me 353 banorë (sipas shënimeve të marra në fshat). Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal të vitit 2000 kishte 358 banorë. Në këtë fshat forcat ushtarako-policore gjatë viteve 1998-99 shkatërruan 18 shtëpi dhe objekte tjera përcjellëse, janë djegur disa biblioteka personale me rreth 1700 copë. Ndërsa u vranë 2 banorë të këtij fshati, njëri komandant i UÇK-së dhe një femër. Në këtë fshat ka qenë njësiti I UÇK-së. Popullsia e fshatit u detyrua të largohet më 12 maj, ndërsa një pjesë qëndroi në mal.Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet
komenti im ka te baj me mungesen e disa informacionve per fshatin papaz si dhe disa shtesave te pa sakta...
nderime banorve te fshatit...
komentet kan te baj me mungesen e shenimve
ktu ku thuhet qe edhe familja bardhi ekziston neket fshat
Na trego cilat te dhena mungojn dhe qka eshte ketu ne kete shkrime jo e sakt.
Nderime
Staff
Komenti im ka te baj me mungesen e shenimeve per fsh.Papaz,dhe informacioni qe esht dhen jo i plot ne shenime,ne munges te
njohurive mbi fsh.Papaz.