1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Peqani

pdf Shtyp Email

Fshati ndodhet në veri të Therandës rreth 3 km larg. Koncentrimi më i madh i shtëpive të banimit ndodhet në luginë i rrethiiar nga të gjitha anët me kodrina.

Fshati është i lidhur me rrugë të asfaltuar me qytetin. Rrugët tjera që lidhen me vendbanimet tjera si Reshtan, Semetisht, Dardhë (Sllapuzhan) e Bllacë janë të paasfaltuara. Fshati ka shkollën e ndërtuar me vetëkontributin e banorëve para 12 viteve me sipërfaqe 1162 metra katror. Dega kryesore e ekonomisë së këtij fshati është bujqësia, pastaj biznesi privat, punësimi në botën e jashtme, punësimi në sektorin publik etj.

Në këtë vendbanim sot jetojnë këto familje: Elshani, Sopaj, Krasniqi, Gashi, Bytyçi, Fetiu, Hoxha etj.

Mikrotoponimet më karakteristike: Gallusha, Rrushullaz, Kopaça, Llokaq, Servishte etj.

Në këtë vendbanim ka shenja të lashtësisë. Në fshat ekziston një burim i rëndësishëm i ujit, burim guri. Aty është një lloj shpelle ku flitet se mund të ketë qenë faltore e Bindit, zotit të ujit. Në këtë vendbanim hasen gjurmë të llojllojshme të kulturës materiale, lokalitet arkeologjik. Në oborr të një shtëpie në fshat supozohet se është një tumë ilire. Në fshat, në vendin Te Kisha, janë gjurmët e një kishe katolike. Edhe në një lendinë thuhet se ka ekzistuar një kishë mesjetare. Gjurmë arkeologjike ka edhe te xhamia e fshatit. Lashtësinë e fshatit e vërtetojnë edhe shumë vendvarreza që ndodhen në pjesë të ndryshme të fshatit për të cilat nuk dihet se kujt i përkasin. Ky vendbanim ishte i njohur me mullinj, pastaj prodhimin e verës etj. Në një familje në këtë vendbanim, në kotecin e pulave, u gjet një vorbë e periudhës bizantine. Në oborrin e kësaj shtëpie gjendën edhe disa fragmente të stelave, të cilat nuk janë studiuar.

Në pjesën jugore të fshatit në vitin 2001 në vendin Pllace (sot ara) janë zbuluar gurë me vizatime - dekorime të fletëve të pemëve, lule, një shkrim i vjetër latin IOM. Aty janë zbuluar edhe mure të gjëra ndërtesash të lidhura me një lloj gëlqere, tjegulla dhe tulla të pjekura të dimensioneve të ndryshme, gurë të gdhendur etj. Tërë kjo dëshmon se këtu ka ekzistuar një qytet antik i tipit municipium. Mirëpo, deri me tani nuk janë bërë gjurmime arkeologjike.

Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1348 në kartën e perandorit Dushan, pastaj në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465.(6)

Ky vendbanim është i regjistruar në një hartë austriake të për-piluar në bazë të shënimeve të vltit 1689.

 

Më 1783 është i regjistruar Dorf Pettschane, pastaj në vitin 1840 me emrin Peteiana. Me emrin Peqan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit lë Kosovës të vitit 1893 (131.1 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të viti 1900 (1318 h).

Nga ky vendbanim në periudhën ndërmjet dy luftërave disa familje janë shpërngulur në Turqi e gjetiu.

Para 30 viteve në pjesën jugore të fshatit kanë filluar të vendosën disa familje shqiptare, duke krijuar lagje të re që tani quhcl Peqani i Vogël. Kjo lagje në vitin 1999 kishte 26 shtëpi.

Shënimet statistikore:

rreth vitit 1879 kishte 49 shtëpi (48 shqiptare, 1 serbe (shqiptare katolike, e regjistruar si serbe nga Jastrebovi);

sipas regjistrimit të vitit 1913 - 835 banorë;

në vitin 1918 - 90 shtëpi shqiptare myslimane me 648 banorë;

në vitin 1921 -98 shtëpi me 302 banorë;

në vitin 1948 - 124 shtëpi me 887 banorë;

në vitin 1953 -144 shtëpi me 941 banorë;

në vitin 1961 - 141 shtëpi me 1008 banorë shqiptarë;

në vitin 1971 - 162 shtëpi me 1394|banorë shqiptarë;

në vitin 1981 - 204 shtëpi me 1885 banorë shqiptarë.

Ky vendbanim para agresionit serb, sipas shënimeve të marra në terren, në vitet 1998-99 kishte 220 shtëpi me rreth 2624 banorë shqiptarë (1289 meshkuj dhe 1326 femra). Lufta e fundit për fshatin ishte një katastrofë e vërtetë. Nga kjo luftë fshati doli tërësisht i shkretëruar. Nga rreth 380 objekte sa kishte fshati, janë shkatërruar: 138 të kategorisë së V, 172 të kategorisë së IV, ndërsa pjesa tjetër ishin e kategorive me dëmtime më të pakta. Vetëm 15 shtëpi shpëtuan nga dëmtimet. Dëme shumë të mëdha pësuan edhe shkolla e fshatit, rrjeti elektrik, xhamia u shkatërrua tërësisht dhe shumë dëme të tjera në bujqësi dhe veprimtari të tjera. Më 24 mars 1999 popullata u dëbua nga fshati. Pas qëndrimit 10 ditësh në Pagarushë, pjesa më e madhe u strehua në Shqipëri. Nga ky fshat janë vrarë 15 banorë të tij, në mesin e të cilëve 7 dëshmorë.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
0 #11 nipiluta 2011-11-16 20:24
o ju ka rru perenia juve o bac a spe shihni ku ju ka lan me jetu a po as aeni atje smun me jetu po ju muni se jeni ma te fort se.......
Quote
 
 
0 #10 nipiluta 2011-11-06 19:55
po masi po te man edhe tye qfar fshati ka mu kan si fshati si banort........he kuku per juve qe keni hi ne grop e spo dilni me pa qka asht fshati....hajdi ne samadraxh e shifni qka asht fshati-qyteti o kastravec..
Quote
 
 
0 #9 Peqani nje nder fshatrat me te mir !!Darker_one 2011-09-30 19:37
Peqani esht fshati me i mir i Komu... se Suharekes..e tii lutta na rrufsh bythen !!!
Quote
 
 
0 #8 nip i peqanitlluta 2011-06-17 10:20
po qfar miri more po veq ju qe muni me jetu ne peqan as bullica nuk mun me ba po kuku per juve qe skin dal pi grope e me pa qka asht mir po menoni qe e kini mir......
Quote
 
 
0 #7 ju per shendes 2011-02-18 14:59
peqani aasht ma imiri ne krejt rrethine e therandes
Quote
 
 
0 #6 pershendetje 2010-08-01 20:41
hahaha o ardit grulaj peqani asht 1 meter me 1 meter hhaahhaha
Quote
 
 
0 #5 tung 2010-07-19 17:21
fshati ma i mir esht peqani
Quote
 
 
+1 #4 Peqani 2010-04-25 18:43
Fshati me i mir i Komunes seTherandes osht Peqani .. hehe me te miraa
Quote
 
 
+1 #3 bravo 2010-01-29 10:21
bravo kush e ka ba qit pershkrim për fshatin Peqan
Quote
 
 
+1 #2 pershendetjee 2010-01-23 10:18
bukur shummm
Quote
 
 
+3 #1 bravoo 2009-12-15 17:50
bravooo ju lumt kush e ka ba qeta
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 68 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma