Rreshtani
Vendbanim i tipit të grumbulluar që shtrihet rreth 3 km në perëndim të Therandës, në fushën rreth lumit Toplluha dhe në kodrinat
Sipërfaqja: 275 ha, 35 ari, 57 m.
Mikrotoponimet më karakteristike: Buçalla, Orasha ose Toplluha, Grapi, Kodra, Rrushullazi, Pazhiku, Dardhat e Ramës etj.
Është një ndër vendbanimet, më të vjetra te kësaj treve që i takon vendbanimeve të përhershme të kohës së neolitit. Shtrihej në teracen lumore të Toplluhës le fshati i sotëm Reshtan. Rekonstruimi i vendbanimeve të neolitit buzë lumenjve tregon se ato (vendbanime) nuk duhet pasur karakterin e vendbanimeve të fortifikuara. Vendbanimet e pafortifikuar buzë teracave të lumenjve dëshmojnë për jetën e banorëve të atyre vendbanimeve, të cilët nuk kishin frikë nga sulmet eventuale. Fillimi i banimit eshte i lidhur me vendbanimet e tipit ë kasollave dhe si të tilla i takojnë horizontit të parë banesor. Në të vërtetë, këtu ka të bëjë sigurisht me gjysmë kasollat me konstrukcion mbitokësor të konstruktuar nga kolibet. Në horizontin e dytë banesor janë konstatuar mbeturinat vetëm të një shtëpie mbitokësore e tipit dypjesor me gjatësi 8 m. Në horizontin e tretë, më të riun deri me tani janë zbuluar mbeturinat e pesë shtëpive, përkatësisht të kasollave.
Fshati i vjetër është shtrirë në anën e kundërt, përtej lumit, pothuajse deri te kodra. Afër lumit, nën urë sot dalin gjurmë të shumta të qeramikës. Te burimi (vrella), janë disa varreza të vjetra që popullata i quan Varret e Shkive. Te vendi i quajtur Lug, deri vonë ka qenë një grumbull gurësh, ku sipas më të vjetërve aty dikur ka qenë një kishë.
Këtë vendbanim nuk e kemi hasur të shënuar në dokumentet mesjetare, ndoshta ishte i regjistruar me ndonjë emër tjetër, apo i braktisur ose ne nuk kemi mundur ta gjejmë.
Në këtë vendbanim sot jetojnë këto familje kryesore: Morina, Elshani, Bytyçi. Shala, Kryeziu, Krasniqi etj. Familja Elshani thuhet se është më e moçmja në këtë vendbanim e ardhur nga fshati Ilirat (Medvec) i komunës së Prizrenit. para shumë vitesh. Pastaj vijnë dhe vendosen familjet tjera.
Me emrin Rashtan është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318h).
Me këtë emër përmendet në vitin 1879 kishte 10 shtëpi (7 shqiptare, 2' serbe (si duket Jastrebovi familjet shqiptare të besimit të krishter i regjistron si serbe) e 1 rome. Kështu në një dokument historik arkivor të vitit 1903 nuk përmendet fare se në këtë vendbanim ka banorë serbë, pra shënimet e Jastrebovit vihen në dyshim, sepse mund të kenë qenë katolike shqiptare ose romë ortodoksë. Sipas regjistrimit të vitit 1913 fshati kishte 238 banorë. Ndërsa, në vitin 1918 kishte 23 shtëpi shqiptare myslimane me 110 banorë. Në vitin 1921 kishte 26 shtëpi me 185 banorë.
Në periudhën midis dy luftërave u kolonizuan 7 familje kolone serbe.(5)
Shënimet statistikore:
në vitin 1948 kishte 35 shtëpi me 226 banorë;
në vitin 1953 - 48 shtëpi me 311 banorë;
në vitin 1961 - 55 shtëpi me 349 banorë (320 shqiptarë, 26 serbë, 3 të tjerë);
në vitin 1971 - 59 shtëpi me 460 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 86 shtëpi me 823 banorë shqiptarë.
Fshati para agresionit serb numëronte 222 shtëpi me rreth 2000 banorë. Prej tyre 7 shtëpi hashkali me 40 banorë. Në ofensivën e 23 gushtit 1998 kanë mbetur pa u djegur vetëm 35 shtëpi të banuara si dhe 10 shtëpi që kanë qenë në ndërtim e sipër. Në mars të vitit 1999 kanë mbetur pa u djegur vetëm 8 shtëpi të banuara dhe 6 në ndërtim. Po ashtu janë djegur edhe më se 80% e objekteve përcjellëse (oda, shtalla, garazhe etj.). Është djegur biblioteka e shkollës me fond prej 4000 librash, si dhe shumë biblioteka personale. Shkolla ka qenë e shkatë-rruar në një masë të madhe, është tentuar të digjet, kanë pësuar salla e arsimtarëve dhe dokumentacioni pedagogjik.
Nga ky fshat kanë pësuar 21 banorë, të cilët janë ekzekutuar në mënyrë më mizore në fshatin Sopi në Therandë e gjetiu ku kanë qenë të strehuar dhe ata të gjinive dhe moshave të ndryshme, ndërsa dy pjesëtarë të UÇK-së kanë rënë dëshmorë. Popullata nga fshati është larguar më 22 mars 1999 dlie ështc strehuar në vende të ndryshme, kurse në Shqipëri kanë shkuar varësisht se ku kanë qenë të strehuar.
Gorina
Shtrihej diku në mes të fshatrave Randobravë, Hoça e Vogël dhe Reshtan. Përmendet në krisobulën e perandorit Dushan. Një kohë të gjatë ky fshat ishte i braktisur.Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet