1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Nderohet dëshmori Indrit Cara nga Kavaja

Per-delegacionin-nga-Kavaja Rreth 200 bashkëqytetarë të dëshmorit Indrit Cara – Komandant Kavaja, nga Kavaja e Shqipërisë, kanë nderuar në ditën e rënjës ish luftëtarinë e UÇK-së I cili ra heroikisht në Betejën e Gallushës me 31 mars të vitit 1999. Në shenjë kujtimi dhe nderimi për Komandant Kavajën, në ditën e rënjës në varrezat e dëshmorëve u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule te parku dhe në vendin e rënjës në malet e Gallushës.

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Rrezja (Javori)

pdf Shtyp Email

Ky vendbanim kodrinoro-malor shtrihet rreth 19 km ne veri lë Therandës. Është vendbanim i tipit të shpërndarë.

Ky fshat përbëhet prej tri lagjeve: Rrezja, Kodralitë dhe Lugalitë. Banorët e parë të lagjes së fshatit janë Kodralitë që quhen edhe Leshkollë. Thuhet se fshati më herët është quajtur Panjishtë, mirëpo, këlë emër e ka marrë më vonë në vitet e fundit të Perandorisë osmane.

Mikrotoponimet më karakteristike: Gostelin, Gropa e Kalasë, Kodra e Bajrakut, Kodra e Tlietyiave, Lugu i Keç, Lugu i Demukës, Kodra e Keçe, Kodërkasapi, Leshkaq, Kroni i Bletës, Kodra e Kojrijave, Prroi i Malisë, Kroi i Malisë, Kroni i Budit, Kroni i Bajrës, Prroni i Muhaxhirit etj.

Pothuajse nëpër tërë lokalitetin e këtij vendbanimi dhe rreth tij ka gjurmë të vendbanimeve të vjetra, kështu p.sh. në Gostelin që quhet edhe Kodra e Shehrit (sot livadhe), në mes të Rrezes dhe Lushtës (Luzhnicës) thuhet se ka qenë katund i moçëm ku dalin gurë të themeleve, qeramikë etj. Në mes të këtij fshati dhe fshatit të afërt Kleçkë ka mure të kalasë (në kotën 691), është ruajtur edhe mikrotoponimi Gropa e Kalasë. Thuhet se prej Kodrës së Kasapit e deri në vendin Leshkë, ka gjurmë të vendbanimit, kjo dëshmohet edhe me grumbuj të gurëve etj. Aty ka pasur, por edhe sot ka mullinj të shumtë. Në luginën e Leshkës, aty është Kroni i Bletës ku janë gjetur hardhia të shumta të rrushit.

Në dokumentet e shkruara nuk e kemi hasur, ndoshta ishte i braktisur apo është quajtur me ndonjë emër tjetër.

Në vitin 1878 këtu në vendin Maskodre në lugshtajë, eshte vendosur një familje muhaxhire shqiptare e dëbuar nga rrethina e Leskocit, e quajtur familja e Shaban Muhaxhirit me djem. Ajo eshte shpërngulur nga fshati dhe ka shkuar në Shqipëri, siç thuhet në kohën e Kralit, d.m.th Mbretërisë Jugosllave. Thuhet se ai tapitë e veta te pronave në Toplicë i mbante gjithnjë me vete të fshehura në brendi të
një shkopi (bastuni). Ai me këtë përherë ka menduar të kthehet prej nga ka ardhur - Leskoci. Sot është ruajtur mikrotoponimi Përroni i Muhaxhirit.

Me emrin Javor është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Sipas një burimi arkivor në vitin 1913 ky vendbanim kishte 60 shtëpi, nga të cilat forcat serbe dogjën 40 shtëpi dhe vranë 3 banorë.(4)

Në këtë vendbanim në vitin 1936 pushteti agrar vendosi 5 familje kolone sllave. Pushteti ato familje i kishte vendosur në Gostelin. Siç deklaroi bashkëbiseduesi, pushteti iu kishte dhënë tokë sa dëshironin, si tokë të punuar, livadhe dhe pyje. Ata, ato prona nuk i punonin por ua jepnin banorëve shqiptarë, të cilëve më parë iu ishte marrë toka që ta punonin përgjysmë. Ata kanë ikur në vitin 1941 dhe nuk janë kthyer më.

Gjatë aksionit të armëve shumë banorë të fshatit janë maltretuar dhe si pasojë e asaj, disa prej tyre kanë mbetur me të meta fizike.

Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 20 shtëpi shqiptare;
sipas regjistrimit të vitit 1913 - së bashku me lagjet ish Luzhnica e Karaçica kishin 310 banorë;
në vitin 1918-47 shtëpi shqiptare me 215 banorë;
në vitin 1921 - 23 shtëpi me 295 banorë;
në vitin 1948 - 41 shtëpi me 259 banorë;
në vitin 1953 - 43 shtëpi me 260 banorë;
në vitin 1961 - 31 shtëpi me 243 banorë (239 shqiptarë, 4 të tjerë);
në vitin 1971 - 21 shtëpi me 265 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 29 shtëpi me 309 banorë shqiptarë.

Në bazë të shënimeve të marra në terren, fshati në vitet 1998-99 kishte 54 familje me rreth 470 banorë shqiptarë. Pothuajse është djegur lërë fshati, përkatësisht 66 objekte banimi, ndihmëse, përcjellëse etj. Në gusht lë vitit 1998 është djegur objekti i shkollës fillore. Janë djegur disa biblioteka personale. Fatmirësisht nuk ka të vrarë. Banorët e fshatit më 25 gusht 1998 largohen me dhunë nga vendbanimi i tyre dhe një pjesë vendoset nëpër male dhe pjesa tjetër nëpër fshatra të ndryshme.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
-2 #4 albialbi 2012-01-23 22:03
o ne javor ka veq arusha hehehehe
Quote
 
 
+1 #3 vendlindja ime 2011-03-28 15:51
jam e lindur ne fshatin tim te dashur javor i cili na ka dhan jeten frymen diturien nje fshat shum i mir me natyr gjelbrore esht ba fshat turistik me bukurit natyrore qe i ka javori, dua vendlindjen time kurr nuk e harrroj edhe pse jam ne mergat pershendetje T.B.L
Quote
 
 
+2 #2 pershendetje javor 2010-04-03 16:32
pershedetje javor je ma i miri meriton shum po qka ti bajsh blerim kuqit qe po kqyre veq perveti puq eki
Quote
 
 
+1 #1 pershendetje javor 2010-04-03 16:30
tung fshati ime i mire je bre po qka m e ba qe nuk po te nje kerkush heheheh puq e kiiii se ma i miri se po ta shtrojn autostraden hehe ke me u ba fshat me vler
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Momentalisht

Kemi 53 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Këmbyes i Valutave

Shuma 



  

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet