1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Problemet me sytë, mosha kur rrezikojnë fëmijët shikimin

femiuSistemi i shikimit të fëmijëve ndodhet në zhvillim të përhershëm, prandaj që faktorët e dëmshëm të mjedisit rrethues mund të ndikojnë në këtë sistem negativisht, i cili pjesërisht ndikon në zhvillimin e miopisë tek fëmijët.
Mbingarkesat
Një rol të madh në zhvillimin e sistemit të shikimit luajnë mbingarkesat e shikimit. Tek këto mbingarkesa hyjnë vizatimi, leximi (mbingarkesat e shikimit në distancë të afërt), si edhe parja e televizorit. Çfarë ndodh me sistemin e shikimit të fëmijës kur ai shikon televizor për një kohë të gjatë? Shëmbëllimi nga ekrani i televizorit projektohet në retinë (në fundin e syrit). Por në shumicën e rasteve fëmijët e moshave të vogla janë me hipermetropi, prandaj që fëmija të shikojë figurën qartë nga një distancë e caktuar i duhet të sforcojë struktura të caktuara të syrit. Kjo gjë ndodh në mënyrë reflektive dhe nuk varet nga vetëdija e fëmijës. Kur sforcohen muskujt shikojmë figura të vogla dhe të lëvizshme, kjo gjë ndodh shpesh sidomos kur shikojmë televizor, duke mos përjashtuar këtu çrregullimin e sistemit kompensues dhe futjen e mekanizmave miopizues (zgjatja e syrit). Si rrjedhim kjo gjë mund të zhvilloj miopinë tek fëmijët.
Miopia
Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët që kanë shkuar në shkollë. Në moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Ngaqë kokërdhoku i syrit është i zgjatur drita nuk fokusohet aty ku duhet dhe fëmija ankohet se nuk shikon mirë. Në mënyrë, që të shikojnë mirë objektet që ndodhen larg, fëmijët mbledhin sytë, qepallat e mbledhura në mënyrë të tillë luajnë rolin e diafragmës dhe si rrjedhojë shëmbëllimi në retinë bëhet më i qartë. Miopia nuk është vetëm defekt optik, i cili korrigjohet lehtë me syze ose lente kontakti. Kur zgjatet kokërdhoku, zgjaten edhe pjesët e brendshme të syrit, veçanërisht retina. Si rezultat, në fund të syrit shfaqen vatra distrofike, të cilat gjatë progresimit mund të çojnë në uljen e shikimit. Prandaj, mjekimi i miopisë tek fëmijët duhet të jetë kompleks dhe të ketë si qëllim ngadalësimin ose ndalimin e saj, si edhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut në kokërdhokun dhe brenda pjesëve të tjera të syrit.

Miopia, mbingarkesat e shikimit duhet të jenë të kufizuara

Fëmija duhet të lexojë ulur, duke u mbështetur në tavolinë dhe me një ndriçim të mirë. Nuk rekomandohet të lexojë shtrirë ose kur ha ushqim. Gjithashtu, është e rëndësishme se sa gjatë shikon programet televizive. Fëmijët, që janë më të vegjël se 2 vjeç nuk u rekomandohet të shikojnë televizor. Kjo ka lidhje jo vetëm me mbingarkesat në sy, por edhe me ndikimin e sistemit nervor qendror, i cili mund të irritojë fëmijën. Lloji i televizorit (i zakonshëm, me ekran të sheshtë, me panel kristalor të lëngshëm, me plazmë) praktikisht nuk ndikon në mbingarkesën e shikimit.
Në moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Ngaqë kokërdhoku i syrit është i zgjatur drita nuk fokusohet aty ku duhet dhe fëmija ankohet se nuk shikon mirë. E para, kur fëmija ka miopi të shkallës së vogël (deri në 3 dioptri), atëherë i jepen syze vetëm për larg. Syzet nuk kanë efekt mjekësor, ato rekomandohen në mënyrë që pacienti të ndihet komfort. Edhe puna në kompjuter nuk duhet të zgjasë më shumë se 40 minuta, dhe patjetër pas kësaj duhet bërë 10-20 minuta pushim.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 71 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma