1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Përparim në luftën kundër kancerit

kanceriLufta kundër kancerit nuk ka përfunduar, por po bëhet përparim, thonë shkencëtarët. Përsosja e pajisjeve kërkimore në laboratorë e të analizave dhe përmirësimi i trajtimeve kanë ndihmuar shmangien e 650 mijë vdekjeve nga viti 1990 – 2005. Këto të dhëna përmban një raport i kohëve të fundit i shoqatës amerikane mbi kancerin. Por në raport gjithashtu thuhet se fatkeqësisht, këtë vit kanceri do të marrë jetën e 500 mijë amerikanëve.

Sipas raportit, ritmi i vdekjeve si pasojë e kancerit ka rënë 19 përqind mes meshkujve dhe 11 përqind mes grave. Ky është një lajm i mire. Arsyet e këtij pakësimi në numrin e vdekjeve, janë se gjithnjë e më shumë amerikanë tani kryejnë rregullisht analiza si mamografi, kolonoskopi, që do të thotë se kanceret zbulohen në fazat fillestare kur janë më të kurueshëm.

Mjekët gjithashtu sot kanë mjete më të mira për të luftuar kancerin, përfshi aparate për goditjen me saktësi të tumoreve nëpërmjet rrezeve radio aktive duke shmangur dëmtimin e qelizave të shëndetëshme.

Edhe pakësimi i pirjes së duhanit ka ndikuar në rënien e numrit të vdekjeve nga kanceri. Në raport thuhet se nga viti 1990 deri më 2005, u parandaluan 650 mijë vdekje nga kanceri. Por megjithë këto arritje, gjysmë milionë amerikanë pritet të vdesin këtë vit nga kanceri.

Kanceri në mushkëri vazhdon të jetë vrasësi kryesor mes burrave dhe grave, ndërsa tymi i duhanit është shkaktar vdekjesh në 85 përqind të rasteve. Kancerit e zorës së trashë, prostatit dhe gjirit pasojnë kancerin e mushkërivë si më vdekjeprurës.

Ekspertët thonë se rreziku i vdekjes nga këta kancerë mund të pakësohet nëpërmjet ushtrimeve fizike, dietës së shëndetëshme dhe nëpërmjet kryerjes rregullisht të analizava që zbulojnë kancerin në faze fillestare.

Astma dhe vitamina D

Astma është sëmundja më e rëndë kryesore që prek fëmijët në Shtetet e Bashkuara. 7 milionë prej tyre vuajnë nga astma.

Sipas një studimi botuar në revistën mjekësore mbi sëmundjet e frymëmarrjes, midis astmës dhe vitaminës D ekziston një lidhje dhe se mungesa e vitaminës D në organizëm duket se luan rol në shkaktimin e sulmeve nga astma.

Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se nivelet të ulta të vitaminës D ndikuan në shtimin e rasteve të shtrimit në spital të pacientëve me astma dhe hiperaktivitet të mushkërive.

Nivelet e ulta të vitaminës D vihen re shpesh tek fëmijët dhe tek 25 përqind e të rinjve e të rejave. Vitamina D luan rol kryesor në rritjen dhe zhvillimin e kockave, duke e bërë të nevojëshme marrjen e kësaj vitamine edhe në rastet kur fëmijët nuk vuajnë nga astma.

Shkencëtarët thonë se rezultatet e studimit janë tepër paraprake për të rekomanduar vitaminën D shtesë edhe për fëmijët me astmë. Por deri në kryerjen e studimeve të mëtejshme, shkencëtarët thonë se prindërit e fëmijëve me astmë duhet të sigurohen që këta fëmijë të marrin çdo ditë vitaminë D nëpërmjet ushqimeve si qumësht dhe peshk. Sigurisht edhe dielli është një tjetër burim kryesor për vitaminë D.


Sindroma e lodhjes kronike

Ende pak dihet mbi sindromën e lodhjes kronike, gjendje që karakterizohet nga dhimbje të muskujve, kuçeve dhe lodhje mendore e fizike. Por një studim i ri e lidh këtë çrregullim me një retrovirus.

Sindroma e lodhjes kronike është pak-a-shumë e panjohur, por jo dhe aq e rrallë. 1 në 250 të rritur në SHBA preken prej saj . Është vlerësuar se vetëm 5% e pacientëve arrijnë të shërohen plotësisht prej këtij çrregullimi.

Ndërsa studiuesit ende nuk e dinë se çfarë e shkakton sindromën e lodhjes kronike, një studim i ri ka gjetur një lidhje të fortë mes saj dhe virusit të quajtur XMRV.

Pas analizave të mostrave të gjakut nga 100 pacientë me syndrom[ të lodhjes kronike dhe nga 200 persona pa këtë sindromë, studiuesit gjetën se 66 përqind e pacientët me lodhje kronike ishin bartës të virusit XMRV, kundrejt 4 përqind me këtë virus mes personave pa këtë syndromë.

Shkencëtarët arritën të përcaktojnë se tek pacientët ky virus provokonte një përgjigje imune , apo kundërpërgjigje a reagim të organizmit, që pasqyrohej me lodhjen.

Tani shkencëtarët e dinë se virusi është i pranishëm në shumicën e pacientëve me sindromën e lodhjes kronike, por ata thonë se më shumë kërkime nevojiten për të përcaktuar nëse virusi është shkaktari i mundshëm i vetë sindromës.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 65 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma