1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Sa të sigurt janë telefonat celularë për shëndetin?

celulariShumica prej nesh thonë se telefonat celularë na e kanë ndryshuar për mirë jetesën. Ata na e kanë shtuar sigurinë personale, na kanë bërë të reagojmë më shpejt ndaj emergjencave dhe na e kanë lehtësuar mjaft komunikimin.  Por rrezatimi që këta telefona emetojnë mund të na shtojë rrezikun e prekjes nga tumorët kancerozë të trurit.

Telefonat celularë janë simbole të kohës sonë.  Ata përdoren nga 4 miliardë njerëz në të gjithë botën, nga Europa e deri në Azi dhe në Lindjen e Mesme.

Një film kinez me titull “Telefoni celular”, tregon se si jeta e një burri shkatërrohet pikërisht nga celulari, të cilin ai e kishte harruar në shtëpi një ditë. Përmes celularit, gruaja e tij zbulon se ai kishte lidhje me një vajzë tjetër.

Një seancë e Senatit amerikan këto ditë u mor me celularët por jo me ndikimin e tyre në jetën private.

Studiues nga vende të ndryshme bashkë me disa senatorë diskutuan çështjen nëse rrezatimi i emetuar nga celularët mund të shkaktojë vdekjen.

Ata janë dakord me faktin se disa studime e kanë lidhur përdorimin e shpeshtë të celularit me kancerin e trurit.

Mjekja Siegal Sadetzki është këshilltare e ministrisë izraelite të shëndetësisë.

"Mendoj se teknologjia celulare, e cila ka shumë avantazhe, do të vazhdojë të ekzistojë gjatë. Pyetja që kërkon përgjigje është jo se duhet apo jo t’i përdorim celularët por si t’i përdorim ata."

Qeveritë e disa vendeve kanë nxjerrë paralajmërime për përdoruesit e telefonëve celularë.

Linda Erdreich është përfaqësuese e kësaj industrie prej 4 trilion dollarësh. Ajo thotë se nuk ka vend për shqetësime.

"Faktet e tanishme nuk tregojnë se celularët shkaktojnë kancer apo efekte të tjera shëndetësore negative."

Por Teresa Gregorio nuk mendon kështu.

Ajo thotë se e kishte përdorur celularin duke filluar nga mesi i viteve 90, madje kishte hequr dorë fare nga linja tokësore. Në vitin 2008 erdhi lajmi tronditës: ajo kishte një tumor të paoperueshëm në tru.

"E përdorja celularin 2-3 orë në ditë në anën e djathtë, pikërisht aty ku mu shfaq tumori."

Në Amerikë ka rreth 270 milionë përdorues të telefonave celularë. Disa modele celularësh, prodhime të firmave të tilla si Nokia, Apple, Motorola dhe BlackBerry, përfshijnë udhëzime ku rekomandohet që telefoni të mbahet sa më larg trupit, por përgjithësisht industria e celularëve thotë se nuk arësye për shqetësim.

Celularët përdoren nga 70 përqind e adoleshentëve por janë të vegjëlit ata që ekspozohen më shumë se kushdo tjetër  nga efektet.

Epidemiologia Devra Lee Davis thotë se fëmijët, duke patur një kafkë më të hollë janë më të rrezikuar.

"Rrezatimi depërton shumë më thellë në kokën e një 5 vjeçari apo 3 vjeçari se sa tek një i rritur. Shkenca duhet të bëjë më tepër përpjekje por do të doja të pyesja: a duam ne ta vemë trurin e fëmijës në rrezik pa e ditur me siguri nëse ka apo jo rrezik nga celulari?"

Megjithëse rezultatet e studimeve për lidhjen me kancerin janë kontradiktore, shkencëtarët po u bëjnë thirrje konsumatorëve që më mirë të marrin masa që tani se sa të pendohen më vonë.

Ideja është që celularët të mbahen sa më larg trupit. Për shembull të përdoren kufje apo që celulari të mbahet në rripin e mesit dhe jo në xhep.

Mesazhet sms janë akoma më mirë sepse kjo e mban rrezatimin larg trupit.

Sancën e kryesoi senatori Tom Harkin, i cili tha se ka filluar të shqetësohet.

"Kjo më kujton përvojën e Amerikës me duhanin. U deshën të kalojnë dekada që nga paralajmërimet e para për cigaret deri kur u arrit përfundimi se duhani shkakton kancerin në mushkëri.” 

Në vitin 2000, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve, deklaroi se shkencëtarët nuk kanë gjetur efekte të dëmshme për shëndetin që mund të vijnë nga telefonët celularë. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara është duke u kryer një studim mbi rrezatimin e këtyre telefonave.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
0 #1 dona 2010-03-11 04:40
hej si je a je mir
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 62 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma