Çka tregojnë rrahjet e zemrës?
Sipas një lajmi të botuar në Mayo Clinic mesatarja e rrahjeve të zemrës në minutë për një njeri është 60-100 rrahje. Specialistët shpjegojnë se shpejtësia e ulur e rrahjeve të zemrës tek një njeri i shëndetshëm tregon për një funksionim jo të mirë të saj.
Duke ditur shpejtësinë e rrahjeve të zemrës mund të informoheni rreth shëndetit të zemrës suaj dhe të parandaloni sëmundjet e mundshme. Nën shpejtësinë e ulur apo të ngritur të rrahjeve të zemrës mund të fshihet një problem. Prandaj nëse rrahjet e zemrës suaj janë nën 60 apo mbi 100 duhet të shkoni menjëherë tek doktori.
Për të matur rrahjet e zemrës mjafton të kontrolloni pulsin. Mbajeni dorën të hapur ndërsa dy gishtat e dorës tjetër veçanërisht gishtin e madh të dorës vendosini mbi kyç. Ose mund të vendosni tre gishtërinjtë tek qafa , nga ana e tubit të frymëmarrjes. Kur ta ndjeni pulsin numëroni rrahjet e zemrës për 10 sek.
Ndërsa kryeni këta praktika mos harroni që faktorët e mëposhtëm ndikojnë tek rrahjet e zemrës: niveli i aktivitetit, shkalla e ushtrimeve, temperatura e mjedisit, mënyra e qëndrimit (p.sh qëndrimi në këmbë apo shtrirë), ndjenjat, emocionet, gjerësia e trupit, përdorimi i ilaçeve te ndryshme. /Telegrafi/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova













