1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Shkurorezimi ne Kosove - Emancipim apo Shkaterrim!

pdf Shtyp Email

shkurorezimiGati për çdo dy kurorëzime bëhet një shkurorëzim në Komunën e Prishtinës. Rreth 340 kërkesa për zgjidhjen e martesës apo për shkurorëzim janë paraqitur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në kryeqytet. Të dhënat që i bën të ditura Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka parasysh numrin e çifteve të cilët duan “me letra” të zgjidhin martesën e tyre. Ndërsa për periudhën e njëjtë janar-qershor janë regjistruar 820 kurorëzime në Komunën e Prishtinës, diçka më shumë se dyfishi i numrit të shkurorëzimeve në kryeqytet për këto muaj. “Numri i kërkesave që vijnë në Gjykatën tonë është në rritje, për çdo muaj kemi më shumë punë me çiftet që duan të ndahen”, thotë gjykatësi Rrahman Ratkoceri. Sipas të dhënave brenda në Gjykatë janë afër 1550 procese të filluara për shkurorëzim që nga viti 2000. Që nga ky vit kur janë paraqitur gjithsej 251 raste, për çdo vit janë shtuar rreth 140 kërkesa më shumë, dhe vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë dorëzuar 340 dosje të reja në tavolinat e institucionit që zgjidh martesat e kosovarëve.

Si gratë ashtu edhe burrat kërkojnë shkurorëzimin
“Kërkesat për shkurorëzim bëhen njësoj edhe nga gruaja por edhe nga burri, asnjë nga sekset nuk është më shumë i prirur drejt kësaj dukurie”, tregon gjykatësi Ratkoceri për barazinë e dy gjinive kur është fjala për ta kërkuar shkurorëzimin. Sipas zyrtarëve në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, çiftet vendosin të zgjidhin martesën pas mosmarrëveshjeve të shumta dhe jetës së padurueshme në mes tyre. “Zakonisht mbahen seanca për tentativë pajtimi, por kur shqiptari i ka hyrë kësaj pune nuk ka kthim prapa”, thotë një punonjëse e Gjykatës. Ndërsa Ratkoceri tregon edhe për raste të tjera: “Ka ndodhur që burri është ndarë nga gruaja dhe familja në

Kosovë për t’u martuar me ndonjë shtetase të huaj diku në perëndim, dhe për të fituar nënshtetësinë e atij shteti vetëm për të mbajtur me bukë familjen e lënë në Kosovë.” Dukuria e largimit të njërit prej bashkëshortëve në mërgim ka filluar në fillim të viteve 90, megjithëse numri i madh i shkurorëzimeve nuk ka arritur asnjeherë një nivel të lartë sa sot, thotë një zyrtarë në Gjykatën e Prishtinës.

Kush e nxit rritjen e numrit të shkurorëzimeve
Numri i shkurorëzimeve në botë është një dukuri në rritje, ku SHBA-ja zë ndër vendet e para me afër një prishje të martesës në një kurrorëzim. “Shkurorëzimi në Kosovë është tregues i zhvillimit të shoqërisë, por edhe i problemeve të saj të shumta”, thotë psikologu Kreshnik Xharra. Sipas tij, dinamizmi që ka përfshirë shoqërinë kosovare, transicioni që po kalon ajo në vendosjen e vlerave të reja kulturore është faktor, ndërsa vetë punësimi e femrës që e bën atë më të pavarur plotëson gjithashtu një kriter më tepër drejt zhvillimit të kësaj dukurie. Por këto shifra të publikuara për numrin e madh të shkurorëzimeve tek ne mund të jenë edhe më të larta, sipas mendimit të psikologut. “Femrat tona ndihen të pafuqishme në kërkesën për shkurorëzim ngaqë atë e pengojnë rrethi, familja, fëmijët të cilët janë pjesë kolektivizmit me të cilët faktorë femra jonë është mësuar që në fëmijëri t’i kushtojë rëndësi”, thotë psikologu Xharra. Transicionin që po kalon shoqëria kosovare, i cili po na çon nga kultura kolektive në atë individualiste ndikon drejtpërdrejt në rritjen e numrit të shkurorëzimeve, shton ai. Ndërsa nga ana tjetër gjykatësi Ratkoceri, i cili merret me qindra raste të kësaj dukurie në rritje, thotë: “Me futjen e mendësisë perëndimore njerëzit mendojnë se është emancipim. Por duhet të kalojë kohë për t’u hequr adetet tona të vjetra, të cilat nuk mund të ndryshojnë brenda disa muajve”.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 63 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma