1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

"Feminizmi Kosovar" - a ekziston!?

pdf Shtyp Email

femraFeminizmi është një nocion i gjërë por ka vetëm një aspekt: e kjo është të drejta të njejta të gjinive. Pa marrë parasyshë cilës gjini i takon, të drejtat për jetesë duhet të jenë të barabarta. Tek ne shqiptarët, ky nocion për momentin duket se mungon krejtësisht. Një numër i madh i shqiptarëve termin ”feminist” e përdorin në kuptimin ”kodosh”, pra si etiketë e meshkujve që s’kanë tjetër objektiv jetësor veçse t’i ndjekin fustanet. Nga ajo pakicë që e honeps domethënien politike të fjalës, shumica prapë të keqëkuptojnë, meqë mendojnë se lufton vetëm për të drejtat e femrës. Shumica mendojnë se meshkujt nuk bën të jen feministë, mendojnë se ky pikëvështrim u takon vetëm femrave. Kjo është gabim. Kushdo që mendon se njeriu s’guxon të diskriminohet për shkak të seksit, quhet feminist. Dhe feminizmi s’është veçse luftë për çlirim të femrës, por edhe për çlirim të mashkullit nga një mision i shpifur, absurd e idiot.

Shkrimtarja, filozofja dhe feministja e njohur franceze Simonë dë Buvua (Simone de Beauvoir, 1908-1986) në librin e saj të famshëm ”Le Deuxième Sexe” (shqip: ”Gjinia tjetër”) thotë se ”njeriu nuk lind femër, por bëhet femër”. Me këtë, Simonë dë Buvua mendon se kur njeriu lind s’është asgjë tjetër veçse njeri. Si çuni, si goca e posalindur s’kanë ide se kush vlen më tepër për shkak të seksit. Janë prindërit ata të cilët, përmes socializimit, i mësojnë fëmijët se cila gjini vleka më tepër, e cila më pak. Që në ciklin e hershëm të jetesës, prindërit i mësojnë fëmijët - bukvalisht e përmes gjuhës simbolike - se femra s’vlen njësoj si mashkulli.

Qysh nga fëmiria jemi të mësuara ta shohim çupën më ultë, e çunin me lartë. Si të vogla i mësojm vajzat tona, të mos flasin shumë, të mos lazdrohen, të mos vendosin se si dhe me kend të shoqërohen. Ne si prindër vendosim se me cilat lodra të luajnë, p.sh kukulla është një lodër për vajza, kurse makina është për djem; ngjyra e kuqe për vajza, e kaltra për djem. Kjo vlen posaçërisht për kulturat primitive si ne shqiptarët, por vërehet edhe te të tjerët: një studim anglez nga shkollat fillore në vitet 1990 tregonte se nëse vajzat komandohen të folin 30 përqind të kohës gjatë një ore të mësimit, atëhere jo vetëm nxënësit djem e mësuesit, por edhe vet vajzat vlerësojnë se kanë folur 70 përqind të kohës.

Këto janë shembuj se si në ciklin e hershëm të fëmijërisë ne bëjm dallime në gjini. E për më vonë të mos flasim. Kur vie koha e pubertetit acarohen me shumë rregullat, dhe dallimet në mes të vajzës dhe të djalit janë shumë më të rrepta.

Pse djali shkollohet si të dojë, pse ai shoqërohet me femra, pa marrë parasysh racën e religjionin, pse shkon ne diskotekë e kthehet në shtëpi kur të do vet, e martohet me kë të dojë - sepse i ka hije se ”mashkull” është e ”s’na merr fytyrën”. Po vajza s’bën as të shkollohet si të dojë, as të shoqrohet me kë të dojë, as të hyjë e të dalë në shtëpi si të dojë. Kur të martohet le të bëjë ç’të dojë, atëher burri i saj le të vendos (!) se mua nuk ma merr fytyrën më.

E femra e gjorë, kur martohet e merr djalli! Sepse edhe ai mashkull me të cilin është martuar është i edukuar në të njejtën mënyrë.

Disa kanë cekur se ne ”Feministët flasim në përgjithësi për të gjitha femrat, por femrat nuk janë të njëjta, të gjithë janë individë”!?

Kjo është plotësisht e drejtë, dmth se ne jemi individë, pra jemi unikë. Por mos ta harrojm se pa marr parsysh se sa jemi unike, në strukturë na përfshin i njejti problem. Të gjitha vuajmë pak a shumë nga “abuzimet” e “meshkujve të paemancipuar”. (Meqë ra fjala, unë për vete mendoj se emancipimi nuk është obligim i grave, por i meshkujve! Janë meshkujt ata që sillen në forma primitive, andaj ata duhet të ndryshojnë - e jo anasjelltas.)

Feminizmi, pra, është thirrje drejtuar si femrave, ashtu edhe meshkujve: Bashkohuni kundër diskriminimit gjinor. Luftoni patriarkatin, që si mënyrë të vetme primitive për ta promovuar mashkullin e ka ndrydhjen e femrës. Sepse kështu, në një botë të xhuxhëve të ndrydhur, nuk rritet e pjeket mentalisht as mashkulli; sepse kështu shtypen e ndrydhen resurset e gjysmës së njerëzimit: rrjedhimisht, edhe gjysma e resurseve të kombit shqiptar.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 66 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma