Williams kritikon MTV-në
Robbie Williams dhe drejtuesit e MTV janë futur në një luftë fjalësh për shkak se televizioni nuk i ka dhënë hapësirë atij për t’u paraqitur në ndarjen e ardhshme të çmimeve European Music Awards. Ish-anëtari i Take That pritej të performojë në ceremoninë që do të zhvillohet më 5 nëntor në Berlin të Gjermanisë, por u la jashtë kësaj ngjarje me arsyetimin e ‘konflikteve në orar’.
Burime nga MTV thotë se Williams ishte në plan të performojë në skenë dhe se ai ka hequr dorë vet për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit dhe sigurisë në paraqitje e tij ekstravagante në skenë. Por këngëtari thotë se arsyeja ka qenë te zvogëlimi i buxhetit të spektaklit.
“E vërteta është se MTV dhe European Music Awards janë viktimë e një zvogëlimi të madh të buxhetit dhe paraqitja e Robbiet ishte rishikuar dhe është vendosur ai të mos paraqitet”.
“Ai vërtet dëshironte të paraqitej, është vërtet turp për MTV që nuk mund ta bëjë këtë të mundur. Ai ka performuar në një koncert në Berlin javën e kaluar para 15 mijë njerëzve. Dhe ka thashetheme se edhe Eminem është lënë jashtë spektaklit për të njëjtën arsye”, thotë zëdhënësi i Robbiet.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















