Edona: "Sikur të isha në lidhje dashurie, nuk do ta fshehja"
Si shumë këngëtarë të estradës sonë që përfshihen dhe bien pre e shumë thashethemeve për jetën e tyre private, ashtu edhe Edona Llalloshi kohëve të fundit është përfshirë në thashetheme të tilla.
Në opinion qarkullojnë fjalë për një dashuri të mundshme në mes këngëtares Edona Llalloshi dhe pronarit të diskotekës “Katana”. Kjo diskotekë tani është bërë mjaft e njohur në vend meqenëse në çdo natë performojnë këngëtarët më të mirë të estradës muzikore.
Ndonëse këtë thashetheme Edona e quan vetëm spekulim nga persona të pandërgjegjshëm, të cilët e kanë ngatërruar, ngase këtë diskotekë e udhëheq babai i Edonës, Rrahman Llalloshi. “Kam dëgjuar për spekulimet që më janë bërë kohëve të fundit në opinion për një lidhje në mes meje dhe pronarit të diskotekës “Katana”, mirëpo kjo nuk është fare e vërtetë, sepse këtë diskotekë e udhëheq babai im. Pra, kjo është vetëm një spekulim i disa personave të pandërgjegjshëm, të cilët duan të pengojnë zhvillimin e punës sime”, shprehet ajo për “Kosova Sot”.
Edona ndjehet e zhgënjyer nga ky spekulim përkundër faktit se në qoftë se do të kishte një lidhje dashurie, nuk do ta fshehte në opinion, por do ta shfaqte për publikun e saj. “Unë nuk fsheh nga publiku im asgjë për jetën time private. Ashtu siç nuk fsheha asgjë për ndarjen time në martesë, para disa viteve, ku dola nëpër televizione dhe i tregova të gjitha, ashtu do të kisha vepruar në qoftë se do të nisja një lidhje dashurie. Prandaj nuk kam arsye të fsheh asgjë”, thotë ajo. Edona tani për tani është e angazhuar me mbrëmje muzikore në restorantin “Parajsa” në Durrës, ku do të qëndrojë deri në përfundim të sezonit veror.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet