Anjeza Branka: E lashë burrin, tani jam singëll
Kam kaluar mirë me burrin por e lashë. Kaq ishte. Kemi një fëmijë nga lidhja jonë dhe jemi të lumtur për këtë. Fëmija do të qëndrojë me mua dhe babai i tij do ta takojë sa herë të dojë”.
Kjo është deklarata që ka bëra këngëtarja Anjeza Branka, e cila i ka dhënë fund lidhjes 3-vjeçare me bashkëshortin e saj, lidhje prej së cilës ka sjellë në jetë edhe një djalë që sot është gati dy vjeç.
Ajo tashmë jeton me prindërit e saj dhe djalin, ndërsa bashkëshorti është larguar përfundimisht nga shtëpia dhe jeta e saj. Nuk do të ketë asnjë divorc pasi mes tyre nuk ka pasur asnjë celebrim dhe marrëdhënia ka qenë një bashkëjetesë që nisi lumturisht bukur, por që tashmë i është dhënë fund prej vetë këngëtares. Ajo ka vendosur të nisë një jetë të re si beqare dhe për këtë ndihet sërish e lumtur.
E lodhur nga thashethemet për lidhjen e saj Anjeza ka vendosur të flasë dhe të pohojë vetë të vërtetën. Aktualisht ajo gjendet në koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe do të vazhdojë të jetë gjatë gjithë sezonit veror, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse në jetën e saj është aktualisht një mashkull tjetër. Ajo ka pohuar se është beqare dhe për momentin do të merret me karrierën e saj mjaft impenjative këto kohë.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















