Siara, e martuar me muzikën e saj
Ciara është në romancë me muzikën e saj. Këngëtarja e hitit ‘Love Sex Magic’ momentalisht është beqare dhe është tepër e zënë duke u përqendruar në karrierën e saj, për të pasur një lidhje.
“Aktualisht jam në lidhje me muzikën time! Thjesht jam duke u fokusuar në muzikë”, është shprehur ajo. Edhe pse ajo tërë energjinë e ka përqendruar në punë, bukuroshja amerikane do ta shqyrtonte mundësinë e një romance me një britanikë, sepse e pëlqen theksin e gjuhës së tyre. “Mendoj se nëse ke një karakter të mirë dhe jeni ‘cool’ dhe me vetëbesim dhe ekziston një lidhje, atëherë mund të ketë sukses. Nuk jam e sigurt me dallimet mes meshkujve anglezë dhe amerikanë. Por më pëlqen theksi, sepse mendoj se është i ëmbël dhe momentalisht jam duke punuar në të”, ka shtuar ajo. Më herët gjatë këtij viti, Siara e ka pranuar se është e etshme që të gjejë një mashkull perfekt.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















