Rezarta Shkurta: Bukuria nuk është gjithçka
Ajo është vetëm 23 vjeç, por mosha për të nuk ka kuptim. Bëhet fjalë për Rezarta Shkurtën, vajzën durrsake të njohur tashmë për sharmin dhe talentin e saj në muzikë.
Fillimet e saj në botën e artit janë të hershme. Në moshën 12 vjeçe dy pasionet e saj kanë qenë piktura dhe baleti modern. Pasi mbaroi studimet në Liceun Artistik të Durrësit për pikturë klasike, në 2004-ën ajo hapi ekspozitën e parë të saj në qytetin e lindjes. Tepër e bukur për të mos u vënë re, ajo mori pjesë në Miss Albania 2005 dhe u shpall “shoqëruesja e dytë e Missit.
Pothuajse të njëjtin sukses pati edhe në Miss Model of the World. Por bukuria për të është e rëndësishme deri diku. Pasioni i fundit i Rezartës është kënga. Bëhet e njohur me këngën “Të dielave”, fansat do ta krahasonin me Britney Spears, dhe me pas konkurroi nëpër gara të rëndësishme. Vajzat durrsake tashmë janë bërë një. Vita, shoqja e saj e hershme na tregon se si ka qenë jeta e tyre në qytetin e bukur të Durrësit.
“Edhe në momentet kur nuk ishte personazh publik ajo ka pasur adhurues”, shprehet Vita. Kur përfshihesh në botën e artit, me interesa kaq komplekse të duhen disa mekanizma që të “mbijetosh”. Por Vita thotë se Rezartës i mungojnë këto gjëra. “Nuk është egoiste dhe është më e mire seç duhet me njerëzit”, shton shoqja. E lakuar për shkak të lidhjes së saj sentimentale politikisht të angazhuar, Rezarta e quan veten me fat qe ka në krahë Ermalin. E prirur për të shfaqur në jetë dashurinë , ajo reflekton në tërësi se po shijon martesën dhe rininë në të njëtën kohë… është nga ato ikona që thotë se “jeta ia ka falur të gjitha”
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet