1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

pdf Shtyp Email

AdemJashariCraig Jurisheviç është kirurg i specializuar për zemrën dhe lektor në universitet. Me prindër sllovenë, por i lindur dhe rritur në Australi, ai njihet për guximin e tij për të punuar në zonat më të rrezikshme të luftës.Në vitin 1999, ai udhëtoi për në Shqipëri dhe filloi punën si mjek në Spitalin e Kukësit, që u bë qendra kryesore e mjekimit dhe rehabilitimit fizik të luftëtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Puna në këtë spital shpejt bëri që Craig të përfshihej emocionalisht në kauzën shqiptare dhe një ditë të bukur la pas spitalin dhe iu bashkua Batalionit Atlantiku që hynte në Kosovë. Craig mori pjesë në luftime në kuadrin e këtij formacioni të përbërë nga shqiptaro-amerikanët që shkuan të luftojnë për lirinë e atdheut përtej oqeanit dhe të batalionit të 123-të të Malit të Pashtrikut.
Gjatë periudhës së luftës, Craig bëri dhjetëra operacione duke shpëtuar luftëtarë dhe civilë shqiptarë. Ai mori pjesë edhe në patrulla të UÇK-së që depërtonin përtej vijës serbe dhe u bë dëshmitar i masakrave të kryera nga ushtarakët dhe paraushtarakët serbë. 
Sot, më shumë se dhjetë vite mbas kësaj aventure (Craig Juriseviç ka pasur edhe shumë të tjera në Afganistan, Timorin Lindor etj), kirurgu proshqiptar ka botuar një libër me titull “Blood in My Hands” (Gjak në duart e mia) të botuar në Australi. Libri është shkruar në bashkëpunim me Robert Hillman, një autor i njohur biografish që në vitin 2005 fitoi Çmimin Kombëtar Australian për Biografitë. Libri i tij “My Life as a Traitor” (Jeta imë si tradhëtar) i shkruar bashkë me Zarah Ghahramani-n është botuar në shumë vende të botës dhe u shpall Libri i Vitit nga gazeta e njohur “San Francisco Chronicle”.
Libri “Blood in My Hands” që përshkruan rrethanat tragjike të luftës në Kosovë dhe përvojat personale të mjekut që vendosi t’i bashkohej UÇK-së ka pasur sukses ndërkombëtar dhe po botohet në disa vende të botës. Faqja në internet e botimit të këtij libri është: http://www.wilddingopress.com.au/

Historia e përshkruar në libër është përdorur për një skenar filmi në Hollywood që do të flasë për luftën në Kosovë. Filmi, siç bëri të ditur Craig, gjatë një telefonate nga Australia me gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York do të dalë në kinema vitin e ardhshëm. Kirurgu i njohur tha për gazetën “Illyria” se rolin kryesor në film do ta luajë aktori i njohur Sam Worthington (i cili është bërë i famshëm me rolet  e tij në filmat “Avatar”, “Clash of the Titans”, “Terminator Salvation”).
Craig thotë se njoftimi për Sam Worthington nuk është bërë ende publik. Ai thotë se pret që njoftimi të jepet javën e ardhshme. Ndërkohë, sipas tij, Sam e ka lexuar librin dhe “e mbështet kauzën”. Kirurgu australian që sot kryen operacionet e tij në një spital të njohur të Adelajdes tha për gazetën “Illyria” se burime serbe dhe ruse po përgatisin një fushatë propagandistike kundër filmit për ta penguar realizimin e tij. Për fat të mirë, producentja që ka marrë përsipër financimin e filmit është Eva Orner, fituese e çmimve Oscar dhe Emmy. Craig thotë se filmi do të jetë i pari prodhim i kësaj përmase në Hollywood që do të përshkruajë tmerret e luftës në Kosovë. “Me emra të till të mëdhej aktorësh dhe producentësh”, thotë ai, “filmi do të ndihmojë në  ndërgjegjësimin e botës në një nivel më të lartë për masakrat serbe.”  (“Illyria” – New York)

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 64 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma