Marku shkëlqen dhe mahnit Kroacinë
E gjithë vëmendja të premten mbrëma në Kroaci i është dedikuar prizrenasit Mark Marku. Ai ka kaluar në gjysmëfinalen e “Kroacia kërkon një yll”, pas një performance të jashtëzakonshme, që ka bërë publikun dhe jurinë e emisionit të mbesin pa fjalë.
Marku ka intepretuar këngën e vjetër maqedonase ‘Zajdi, zajdi”, që së fundi identifikohej me Tose Proeskin. Ai ua ka dedikuar këngën motrave të tij që nuk i ka parë tash e 7 muaj. Anëtarët e jurisë e kanë ngritur në qiell njeriun tonë.
“Për mua është gjithmonë e vështirë të dëgjoj ‘Zajdi, Zajdi’ pas Toses. Ai është i pazëvendësushëm. Por, ti më ke mbytur. Jam i mbaruar. Për mua, je fitues i 5 sezoneve të ardhshme”, ka thënë Tony Cetinski.
“Performanca më e mirë që kam parë. E ke lëshuar zërin”, ka thënë anëtari i jurisë, Fox.
'Ky nuk është thjesht interpretimi më i mirë në këtë mbrëmje, por më i miri në këtë sezon”, ka thënë Ivana me lot në sy. /indeksonline/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















