Interneti drejt ndryshimeve të mëdha
Interneti pritet t’i nënshtrohet një prej ndryshimeve më të mëdha prej dekadash. Bëhet fjalë për miratimin e adresave të faqeve elektronike jo vetëm me germa latine. Presidenti i Korporatës për Caktimin e Emrave të Adresave në Internet thotë se ka shumë shanse që votimi i sotëm të lejojë adresa interneti të shkruara me germa të tilla si ato arabe, koreane, japoneze, greke, hindu dhe cirilike.
Emrat e adresave te faqeve elektronike janë ato që përfundojnë me pikë.com, pikë.org e të tjera. Dhe mesa duket duke filluar nga sot ato mund të jenë edhe në gjuhë të tjera jo-latine.
Nga 1.6 miliardë përdoruesit e internetit në gjithë botën, më shumë se gjysma përdorin gjuhë që kanë alfabete jo latine.
Interneti i pati fillesat në eksperimentet e një universiteti amerikan në vitin 1969, por vetëm në fillim të viteve 1990, përdorimi i tij u zgjerua përtej botës akademike dhe institucioneve kërkimore, tek publiku i gjerë.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















