Firefox shënon 30 milionë përdorues të rinj
Internet Explorer ngadalë por sigurt po e humb pozitën e vet dominuese në botën e shfletuesve të internetit. Më së shumti këtë gjë po ia rrezikon Mozilla Firefox.Shefi ekzekutiv i korporatës Mozilla John Lilly në publikimin e tij në shërbimin Twitter ka shkruar se gjatë dy muajve të fundit Firefox ka shënuar rritje për 30 milionë përdoruesve të rinj. Mozilla e di këtë informatë, sepse secila kopje e Firefox një herë në 24 orë kontrollon a ka dalë ndonjë version i ri i shfletuesit.
Mënyra e përllogaritjes së përdoruesve të rinj është shënimi i numrit të paraqitjeve brenda 24 orësh, pas së cilës rritje shumëzohet me numrin tre për t’u përfshirë edhe ata përdorues të cilët atë ditë nuk e kanë aktivizuar fare kompjuterin. Kjo metodë nuk është një qind për qind e sigurt, por sipas Lillyt, jep të dhëna shumë të përafërta në lidhje me gjendjen reale. Lilly supozon se shkak i rritjes kaq të madhe është kthimi i nxënësve dhe studentëve në shkolla e fakultete si dhe fakti që shumë prej tyre blejnë kompjuterë të rinj.
Megjithatë, Internet Explorer ende mbetet mbret i tregut me pjesëmarrje prej 65.71 për qind, përderisa Firefox rritet pandërprerë andaj tani ka arritur të bëj për vete 23.75 për qind të tregut.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















