Google shton funksione të reja në Gmail
Rishtazi Google ka paraqitur disa risi të cilat janë zbatuar në shërbimin e saj për postë elektronike - Gmail.Aplikacioni i emëruar "Got The Wrong Bob?" i ndihmon përdoruesit të anuloj porosinë për të cilën vërteton se e ka dërguar gabimisht. Nëse ndodhë që dikujt t’i dërgoni e-mail të cilin nuk do të duhej ta shihte, gabimin mund ta rregulloni brenda disa sekondash.
Aplikacioni mund të përdoret vetëm nëse një e-mail e dërgoni në më shumë adresa, duke analizuar se çfarë dhe kujt i dërgohet. Në Gmail është kyçur edhe mundësia e njohjes automatike të adresave me futjen e shkronjave fillestare. Krijues i këtij aplikacioni është Josi Matias.
Aplikacioni i dytë të cilin Google ka filluar ta testojë është Google Voice. Ky aplikacion u ndihmon njerëzve të udhëheqin me komunikim me zë nëpërmes telefonave celularë.
Falë këtij shërbimi mund të thirret numri telefonik me shprehjen e vetëm një shifre, të dëgjohen porositë me zë, si dhe të shfletohen porositë e transkriptuara në inboxin (arkën) tuaj të postës elektronike.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















