Detaje të reja rreth Windows 8... Windows App Store?
Në internet qarkulluan disa thashetheme interesante në lidhje me Windows 8 dhe njëra prej tyre potenconte një App Store në kuadër të sistemit të ardhshëm të Microsoft.
Por tani sipas një dokumenti të ri të publikuar në Windows&Italia thuhet se ky dyqan i aplikacioneve do të jetë i ngjashëm me Apple App Store, dhe do të ofrojë në pah vlerësime, analiza dhe të dhëna prej zhvilluesve. Microsoft thuhet se do të mundësojë që të ofrohet qasje e lehtë në të edhe në Windows Phone 7 dhe Xbox, duke thjeshtuar edhe më tej komunikimin për përdoruesit me platformat e saja.
Zhvilluesit do të duhej të fshijnë përshkrime të zakonshme, pamje të programit dhe kërkesat e sistemit, ndërsa parashihet që aplikacioni t’i ofrojë mundësi përdoruesve që të shohin kërkesat për harduer në mënyrë që ata të shohin nëse e kanë të mundur apo jo punën me aplikacion. Për shembull do të ketë aplikacion që nuk punojnë pa GPS apo ueb kamerë.
Për sa i përket detajeve tjera si për shembull rreth pamjes së ndërfaqes, ato nuk janë bërë të ditura por duket se Windows 8 do të ketë një ndërfaqe që do të jetë e përshtatshme për shfrytëzim edhe në tablet kompjuter. /pcworldalbanian/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















