Assange: Facebook, një makinë e tmerrshme spiunazhi
Në një intervistë për Russia Today, themeluesi i Wikileaks - Julian Assange e quan rrjetin social Facebook si “makinën më të tmerrshme të spiunimit që është shpikur ndonjëherë ".
Assange zbulon disa detaje për mënyrën se si agjencitë e zbulimit përdorin një portal që grumbullon përmbajtje në lidhje me individët, të cilët tashmë kanë informacionin e gatshëm në këtë faqe.
Edhe pse nuk është krejtësisht në dispozicion të agjencive qeveritare, presioni ligjor dhe politik mund të përdoret për të fituar qasje në informacionin e mbajtur nga rrjeti social.
Ndërsa nuk është për t'u habitur që një sistem i tillë ekziston, shumë përdorues janë tronditur kur kanë dëgjuar një informacion të tillë.
Fatmirësisht, agjencitë e inteligjencës nuk munden thjeshtë të hynë në Facebook dhe të marrin informacionet mbi përdoruesit e këtij rrjeti social.
Mirëpo, për tu siguruar më shumë për të dhënat personale, ne si përdorues aktiv të këtij rrjeti mund të bëjmë më shumë që t’i mbrojmë informacionet personale. / Telegrafi /
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















