UBT Kosova – Robots rrëmbeu kupën e Evropës
Për tre ditë më radhë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), në Prishtinë, u zhvillua gara evropiane e robotëve në futboll “EUROBY 2011”. Sot u zhvillua edhe ndeshja e fundit – finalja.
Në finale “UBT Kosova- Robots”, që e përfaqësoi Kosovën, u ndesh me ekipin ”Austro” të Austrisë. Ekipi i Kosovës mposhti ekipin mysafire “Austron” me rezultat 3: 2 , dhe u shpall fitues i Evropës në Futbollin për Robotë.
Kjo ndeshje u zhvillua në ligën e madhe “EX tendet middle” .
Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij evropiani si dhe me suksesin e ekipit kosovar. Po ashtu Kushtim Dragusha –kapiteni i ekipit kosovar, tha se arritja më e madhe është fitorja e ekipit ndaj “Austro”, ekipi i cili është në treshen e ma të mirëve në botë.
Në garë morën pjesë ekipe nga shtete të ndryshme, me traditë në fushën e robotëve, ndërsa Republikën e Kosovës e përfaqësoi ekipi “UBT-Kosova- Robots”.
Gara u organizua nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Po ashtu, sponsor i garës është edhe kompania “Ipkofundacion”.
Të përkujtojmë se gara është organizuar dhe zhvilluar në Universitetin për Biznes dhe Teknologji UBT, në Prishtinë. / Koha /
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















