iPad mban 82 për qind të tregut!
Versioni i parë i tabletit, iPad dhe iPad 2 kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm për kompaninë Apple, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Mirëpo, si ndikon suksesi i Apple në kompanitë e tjera të cilat gjithashtu kanë hyrë në tregun e kompjuterëve tablet, dhe sa për qind të tregut posedohet nga Apple?
Kompania e hulumtimeve të tregut, Nielsen, së fundmi ka realizuar një hulumtim me poseduesit e tabletëve në SHBA, dhe rezultatet e këtij hulumtimi janë mjaft interesante.
Nga të gjithë pronarët e tabletëve të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim, 82 për qind e tyre posedojnë një iPad, apo kombinimet iPad ose iPad 2.
Pjesa tjetër e mbetur e tregut përbëhet nga Samsung Galaxy Tab me 4 për qind, Dell Streak me 3 për qind, si dhe Motorola Xoom me më pak se 2 për qind.
Natyrisht se Apple ka qenë e para që ka filluar me tabletët, dhe iPad mbetet shumë popullor në mesin e përdoruesve amerikan, mirëpo një trend i ngjashëm pritet të vazhdojë edhe më tutje për këtë markë dhe produktin e saj të famshëm. / Telegrafi /
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















