1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Nderohet dëshmori Indrit Cara nga Kavaja

Per-delegacionin-nga-Kavaja Rreth 200 bashkëqytetarë të dëshmorit Indrit Cara – Komandant Kavaja, nga Kavaja e Shqipërisë, kanë nderuar në ditën e rënjës ish luftëtarinë e UÇK-së I cili ra heroikisht në Betejën e Gallushës me 31 mars të vitit 1999. Në shenjë kujtimi dhe nderimi për Komandant Kavajën, në ditën e rënjës në varrezat e dëshmorëve u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule te parku dhe në vendin e rënjës në malet e Gallushës.

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Telefonat celularë mund të rrisin rrezikun nga kanceri

pdf Shtyp Email

Ndikimi_i_telefonitSipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rrezatimi nga telefonat celularë ka mundësi të shkaktojë kancer. Kjo organizatë e radhit celularin si makinë që shkakton kancerin.

 

Ekipi prej 31 shkenctarëve nga 14 vende, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, nxorën përfunidmin pas vëzhgimeve të studimeve për sigurinë në celular. Skuadra gjeti dëshmi të mjaftueshme për ta kategorizuar këtë rrezik si “me mundësi rreziku për njerëzit”.

Kjo nënkupton që ata gjetën rritjen e kancereve glioma dhe neuroma akustike në tru për përdoruesit e celularëve, por ata nuk ishin në gjendje të nxjerrin përfundime për llojet e tjerë të kancerit.

“Problemi më i madh që e dimë është që shumica e faktorëve kërkojnë disa dekada të shfaqjes përpra se t’i shohim pasojat”, tha Dr. Keith Black, i cili është kryetar i neurologjisë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angjelos.

Lloji rrezatimit që vjen nga një telefon celular quhet jo jonizues. Nuk është sikur një rrezatim nga rrezet X, por ngjashëm me një mikrovalë të vogël.

“Atë se çfarë e bën rrezatimi i mikrovalës për ushqimin në mikrovalë, në thelb gatimi i trurit”, tha Black. “Kështu që, për të ndikuar në një kancer dhe tumore, ka shumë efekte të tjera në funksionin njohës të kujtesës, pasi që lobet e kujtesës së përkohshme është vendi ku ne i mbajmë celularët.”

Industria e Wireless-it u përgjigj lajmërimit të të martës duke thënë që kjo “nuk nënkupton që telefonat celularë shkaktojnë kancer”. Shoqata për Wireless – CTIA shtoi që hulumtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë “nuk kanë bërë ndonjë rihulumtim të ri, por i kanë vëzhguar studimet e botuar.”

Agjensia Evropiane për Ambient ka thënë që celularët mund të jenë një rrezik i madh në shëndetin si rreziku i shëndetit nga duhanpirja, asbesti dhe gazolina e plubmit. Kryetari i institutit për hulumtime për kancer në Universitetin e Pittsburgh-ut dërgoi një memorandum tek të gjithë punëtorët për t’i shtyrë ata që të kufizojnë përdorimin e celularëve, sepse kanë mundësi të shkaktojnë kancer.

“Kur ju shikoni në zhvillimin e kancerit – përkatësisht kancerit në tru – ai merr kohë derisa të zhvillohet. Unë mendoj që është një ide e mirë për t’u dhënë njerëzve disa lloje të paralajmërimeve që qëndrimi i gjatë nën rrezatim nga celulari juaj mund të shkaktojë kancer” tha Dr. Henry. Lai, i cili është profesor i bioinxhineringut në Universitetin e Uashingtonit i cili e studioi rrezatimin për më shumë se 30 vite.

Rezultatet nga studimi më i madh ndërkombëtar për celularët dhe kancerin ishte lëshuar në vitin 2010. Ai tregoi që pjesëmarrësit në studim të cilët përdorën një celular për më shumë se 10 vite ose më tepër kishin dyfishuar vlerën e gliomas në tru, e cila është një lloj tumori. Ende nuk është bërë ndonjë studim i një kohe të gjatë për të treguar ndikimin nga celularët tek fëmijët.

“Kafkat dhe lëkurat e kokave të fëmijëve janë më të holla. Kështu që rrezatimi mund të depërtojë më thellë në trurin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Qelizat e tyre janë në një vlerë të shpejtë të ndarjes, kështu që ndikimi i rrezatimit mund të jetë më i madh.” tha Black nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai.

Në muajin shkurt, një studim nga hulumtuesit e Institiutit Kombëtar për Shëndet, zbuloi që pas 50 minutave të lëshimit të rrezatimit nga një celular rritet aktiviteti në qelizat e trurit. Ndikimet e aktivitetit të trurit, të cilat janë artificialisht të stimulara, janë ende të panjohura.

Neurokirurgu dhe shefi përgjegjës për mjekësi në televizionin CNN, Dr. Sanjay Gupta tha që lajmërimi i të martës, “i dha një goditje atyre që kanë thënë “Nuk ka mekanizëm të mundshëm që telefonat celularë të shkaktojnë kancer.” Duke i klasifikuar telefonat celularë si kancerogjen të mundshëm, ata gjithashtu duken që po pranojnë se një mekanizëm mund të ketë ekzistuar.”

Prodhuesit e shumë telefonave celularë tashmë i kanë paralajmëruar përdoruesit që t’i mbajnë pajisjet e tyre larg nga trupi i tyre dhe ekspertët mjekësorë tregojnë rrugë të tjera për të zvogëluar rrezatimin nga telefonat celularë.

Manuali për siguri për pajisjen iPhone 4 thotë që ndikimi i rrezatimit tek përdoruesit nuk duhet të kalojë rregullat dhe udhëzimet FCC: “Kur përdorni iPhone afër trupit tuaj për thirrje me zë për të bartur të dhëna wireless përgjatë një rrjeti telefonik, mbajeni iPhone-nin larg së paku 15 milimetra nga trupi.”

Black Berry Bold i këshillon përdoruesit që ta “mbajnë pajisjen BlackBarry së paku 0.98 inçë (25 milimetra) nga trupi juaj kur pajisja BlackBerry është duke bartur.”

Logjika pas këtyre këshillave është që sa më larg që rri telefoni nga trupi, aq më pak rrezatim merret. Përdoruesit mund të përdorin funksionin speakerphone ose një pjesë tjetër për të fituar më shumë hapësirë.

Përdoruesit mund të dërgojnë porosi, në vend të bisedave, nëse duan që ta mbajnë telefonin larg nga fytyrat e tyre.

Përfundimisht, telefonat celularë lëshojnë shumicën e rrezatimit kur ata janë duke u munduar që të lidhen me antenat përkatëse. Një telefon në lëvizje, ose një televon në një vend me një sinjal të dobët, duhet të punojë më tepër për të dhënë sinjal. Kështu që, sipas ekspertëve, përdoruesit mund t’i shmangen përdorimit të telefonave të tyre celularë në ashensorë, ndërtesa dhe në vende rurale, nëse duan që të largohen nga ndikimet e rrezatimit. /pcworldalbanian/

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Momentalisht

Kemi 58 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Këmbyes i Valutave

Shuma 



  

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet