Google, kompania e parë që arrin 1 miliard përdorues
Google është kompania e parë në botë e internetit që ka arritur të ketë mbi 1 miliard përdorues të veçantë në një muaj të vetëm, në faqet e saj të internetit.
Sipas të dhënave nga comScore, gjatë muajit maj faqet e internetit në pronësi të Google-it, duke përfshirë edhe motorin e tij të kërkimeve, emailin, shërbimin Gmail dhe YouTube.
Sipas raportit të comScore, Google ka rreth 100 milionë përdorues më shumë se kompania tjetër më e popullarizuar në internet. Faqet e Microsoft-it janë në vend të dytë me 905.000.000 vizitorë unik dhe Facebook doli i treti me 714.000.000 përdorues, 30 për qind më shumë nga viti i kaluar.
Vlerësimet nga comScore janë të bazuara në “panelin e matjes globale” të saj të dy milionë përdoruesve të internetit, të ngjashme me mënyrën se si Nielsen vlerëson shikimet e kanaleve televizive. /Albeu/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















