1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Vendbanimet e Therandes!

pdf Shtyp Email

vendbanimetPozita, përrenditja dhe vendosja e vendbanimeve të komunës se Therandës, si dhe lokacioni i tyre që i përket terrenit, është rezultat i relievit dhe i elementeve të tjera të bazës natyrore-gjeografike. Nëse nisemi nga tërësitë releviore gjeografike, atëherë mund të diferencohen tri grupe vendbanimesh: vendbanimet e rrafshta, vendbanimet në terrenet e valëzuara-kodrinore dhe vendbanimet malore. Vendbanimet e rrafshta gjenden në pjesën fushore, luginave përgjatë lumenjve, buzë luginave, ose rrugëve kryesore ose anësore dhe janë të tipit të dendur, disa janë edhe në formë të zgjatur. Vendbanimet në terrenet e valëzuara kodrinore, shtrihen kryesisht rrëzë kodrave, shpateve, shullaneve dhe nëpër qafa. Këto janë vendbanime të tipit të grumbulluar. Vendbanimet malore shtrihen në shpate të përshtatshme malore, në pjesët rrafshlarta dhe rreth përrojeve malore. Disa nga ato janë të tipit të shpërndarë, të ndarë nëpër lagje.

Pas mbarimit të luftës, organizimit të pushtetit dhe funksionimit të organeve komunale dhe të organizmave të tjerë, një prej objektivave të organizmave vendore dhe atyre qendrore shkencore, kulturore, politike etj., të Kosovës ishte edhe standardizimi i emrave të vendbanimeve të Kosovës. Në nivel të Kosovës është formuar Komsioni Qendror për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës, ndërsa në nivel të Asambleve komunale janë formuar Komisionet komunale. Një komision i tillë është formuar dhe ka funksionuar edhe në Komunën e Therandës.

Në bazë të studimeve të gjithanshme shkencore, historike, gjuhësore etj., komisionet në fjalë kanë aprovuar Listën e emrave të vendbanimeve të Komunës së Therandës. Këtë Listë e ka aprovuar edhe Kuvendi Komunal i Therandës.

Vendbanimet e sotme të komunës me emërtime të reja: 1. Arrishta (Vraniqi), 2. Bllaca, 3. Budakova, 4. Bukoshi, 5. Bungaja (Dvorani), 6. Çadraku, 7. Dardha (Slapuzhani), 8. Dardhishta (Krushica), 9. Duhla, 10. Dushkaja (Dubrava), 11. Gelanca, 12. Grykosi (Grejkoci), 13. Gurdielli (Delloci), 14. Gurkuqi (Maçiteva), 15. Gurra (Studençani), 16. Gjinoci, 17. Gjyteti (Greçeci), 18. Ilirioni (Dobërdolani), 19. Kastra (Kastërci), 20. Leshani, 21. Lumari (Reçani), 22. Lumbardhi (Sallagraxhda), 23. Lushta (Luzhnica)y 24. Malasi (Mohlani), 25. Mushtishti, 26. Nepërbishti, 27. Nishori, 28. Papazi, 29. Peçani, 30. Pojani (Populani), 31. Qershiza (Stravuqina) 32. Rreshtani, 33. Rrezja (Javori), 34. Semetishti, 35. Sopia, 36. Taraxha (Tërni), 37. Trolli (Dragaçina), 38. Theranda (Suhareka), 39. Ujmiri (Savrova), 40. Vneshtari (Samadrexha) dhe 41. Vrrioni (Vërsheci).

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
0 #1 Nje aparat per pastrimin e ujit 2010-08-02 07:08
E nderuara Redaksi,

Nga artikulli i mesiperm mbi vendbanimet ne komunen e Therandes shifet se ka mjaft fshatra te shkaperderdhura .
Po si qendron puna e furnizimit te ketyre fshatreve me uje te pishem.
Fshatrat qe kan nevoj per furnizim me uje te pijshem (uje te paster nga Lumi , firma Norit ka bere nje zgjidhje optimale me aparatin WATER MIRACLE per pastrimin e uijt drejteperdrejt nga Lumi. Aparati eshte eksperimentuar dhe licencuar ne laboratoret e Holandes dhe bene largimin bekterieve 100 %.Per qmimin dhe specikacionet tjera mund te kontaktoni
ne keto adresa :


Me respekt,
Ing.A.shala
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 69 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma