1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Nderohet dëshmori Indrit Cara nga Kavaja

Per-delegacionin-nga-Kavaja Rreth 200 bashkëqytetarë të dëshmorit Indrit Cara – Komandant Kavaja, nga Kavaja e Shqipërisë, kanë nderuar në ditën e rënjës ish luftëtarinë e UÇK-së I cili ra heroikisht në Betejën e Gallushës me 31 mars të vitit 1999. Në shenjë kujtimi dhe nderimi për Komandant Kavajën, në ditën e rënjës në varrezat e dëshmorëve u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule te parku dhe në vendin e rënjës në malet e Gallushës.

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Ujmiri (Savrova)

pdf Shtyp Email

Shtrihet rreth 5-6 km në juglindje të Therandës, në disa pjesë të rrafshëta dhe pjesë të ngritura në formë të kodrave të vogla. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.

Familjet e sotme të këtij vendbanim janë: Zenelaj, Qerkinaj, Gashi, Krasniqi, Kokollari etj. Familja Gashi, thuhet se ka ardhur nga fshati Koçiaj i Ulqinit, disa të tjerë nga fshati Vrrion (Vërshec) i kësaj komune. Nga Ujmiri (Savrova) thuhet se janë shpërngulur në Mleqan, Lumbardh, Carevik, Kijevë etj.

Sipas gjurmëve të kulturës materiale, dëshmohet se është një prej vendbanimeve më të vjetra të kësaj ane. Është interesant se në!këtë vendbanim janë ruajtur gjurmët e disa varrezave të vjetra. Kështu në fshat ekzistojnë Varret e Kishës, varreza me gurë me kryqa dhe afër tyre janë edhe themelet e kishës. Afër shkollës po ashtu ekzistojnë varreza të moçme. Në një lendinë të vogël ekzistojnë varrezat e quajtura Varret e Krushqve. Në pjesën nën kishë, në vendin Pllavanicë, ka gurë të mëdhenj të themeleve, qeramikë, pusa të ujit, rrugë të kalldrëmit që dëshmojnë se aty ka ekzistuar si vendbanim. Në popull flitet se prej Bungaje (Dvorani) e deri në Mamushë macja ka kalliar nëpër kulme.

Mikrotoponimet më karakteristike të këtij vendbanimi: Shpati i Demerxhisë, Kodra e Varrevë, Roga e Dardhave, Roga e Gatë, Varfet e Krushqve, Varret e Kishës, Fangishta etj.

Në këtë lokalitet ka shenja edhe të rrugës që ka kaluar nëpër këtë vendbanim e ka shkuar rruga nga Buzhala për në Prizren.

Në dokumentet e shkruara, ishte i regjistruar në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 me emriri Dolina Savrnug me 5 shtëpi e 1 beqar.

Për këtë vendbanim shqiptar, nuk kemi shënime të mëvonshme, ndoshta, një kohë ishte i braktisur. Me emrin Savrova është e regjistruar n£ sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në këtë vendbanim në vitin 1937 u kolonizuan 4 familje kolone serbe nga Kroacia, të cilat në fillim të Luftës së Dytë Botërore u kthyen nga kishin ardhur.

Shënimet statistikore:

rreth vitit 1879 jetonin 12 familje shqiptare;

në vitin 1913 kishte 208 banorë;

në vitin 1919 me lagjen e Dushkajës (Dubravës) - 28 shtëpi me 226 banorë shqiptare;

sipas regjistrimit të vitit 1921 - 20 shtëpi me 150 banorë;

në vitin 1948 - 26 shtëpi me 243 banorë;

në vitin 1953 - 33 shtëpi me 315 banorë;

në vitin 1961 - 40 shtëpi me 442 banorë shqiptarë;

në vitin 1971 - 53 shtëpi me 577 banorë shqiptarë;

në vitin 1981 - 76 shtëpi me 837 banorë shqiptarë.

Para agresionit serb në vitin 1998-99 fshati kishte 115 shtëpi me 1395 banorë shqiptarë. Gjatë këtyre viteve në këtë fshat janë djegur e shkatërruar nga agresioni serb 110 shtëpi dhe po aq objekte ndihmëse. Është djegur shkolla, dokumentacioni i saj si dhe shumë libra, sidomos biblioteka private. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar 20 banorë të fshatit (prej tyre 1 femër, 2 pleq, 4 të rinj dhe të tjerë). Ndërsa 5 persona janë të zhdukur nga ky fshat. Popullata katër herë ishte larguar nga fshati duke filluar nga 28 shtatori 1998. Ajo ka qëndruar nëpër male. ndërsa në pranverë të vitit 1999 një numër i banorëve është dëbuar në Shqipëri. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 1579-banorë.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
0 #5 bajramajbuki 2012-02-01 22:50
valla ska me ujmir ani sidomos sido mos mahalla e bajramaj numer 1 asht ne ujmir
Quote
 
 
-1 #4 iliria 2011-02-25 17:02
ska si savrova sidomos si lagjja aliaj
Quote
 
 
+2 #3 savrova 2011-02-25 16:59
ska si savrova
Quote
 
 
0 #2 maliqerami 2011-02-03 16:59
fshati ma i miri e sidomos mahalla jon krasniqi
Quote
 
 
+2 #1 Fshati me i bukur i therandes 2010-01-01 15:57
Ujmiri Fshati ma i bukur i therandes


Ska me Ujmir-in
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Momentalisht

Kemi 57 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Këmbyes i Valutave

Shuma 



  

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet