1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Nderohet dëshmori Indrit Cara nga Kavaja

Per-delegacionin-nga-Kavaja Rreth 200 bashkëqytetarë të dëshmorit Indrit Cara – Komandant Kavaja, nga Kavaja e Shqipërisë, kanë nderuar në ditën e rënjës ish luftëtarinë e UÇK-së I cili ra heroikisht në Betejën e Gallushës me 31 mars të vitit 1999. Në shenjë kujtimi dhe nderimi për Komandant Kavajën, në ditën e rënjës në varrezat e dëshmorëve u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule te parku dhe në vendin e rënjës në malet e Gallushës.

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Vneshtari (Samadrexha)

pdf Shtyp Email

Shtrihet rreth 8 km në perëndim të Therandës, në një luginë të gjatë të kufizuar me kodra.

Sipërfaqja: 1067 ha, 67 ari, 93 m.

Familjet më kryesore që jetojnë sot në këtë vendbanim janë: Gashi, Krasniqi, Hoti, Shala, Bytyçi, Morina, Elshani etj.

Është vendbanim i vjetër. Në këtë vendbanim ka gjurmë të antikitetit. Në veri të fshtatit, në vendin "Pazhik" janë zbuluar disa kafka dhe kocka gjymtyrësh. Ajo mund të ketë qenë Pazhoku-ilir; Gjatë ndërtimit të xhamisë së fshatit, nga kroi i fshatit është marrë një gurë i cili është vënë në murin e xhamisë ku në të është e gdhendur një shuplakë dore dhe një figurë në formë të rrumbullakët në formë kulaçi. Gjithashtu në oborrin e xhamisë deri vonë ka qendruar një gurë i gdhendur në formë harku në të cilin janë lexuar katër shkronja - PORT. që supozohet të ketë qenë gurë i ndonjë Portali. Në vendin e quajtur Verlishta, rreth 2 km në veriperëndim të fshatit janë vërejtur tjegulla të rrafshta të trashsisë 3 cm. Edhe në vende të tjera vërehen tjegulla, tulla etj. Në juglindje të fshatit gjendet një vend i ngritur që populli e quan me emrin Tuma. Mendohet se mund të jetë një varrezë ilire.

Mikrotoponimet më karakteristike: Guri, Skiara (skaj arave), Miqeshme, Miara (mbi ara), Shkozë, Pojatishtë, Markallaza etj.

Përmendet me emrin Sllamodrava në kartën e Stefan Nemanjës të vitit 1198 dhe me emrin Slamodrazha në kartën e mbretit Millutin dhuruar më 1282-1298 dhe vërtetuar më 1302 manastirit të Hilandarit. Në vitin 1327 këtë dhuratë e vërteton edhe Stefan Deçani. Po ashtu edhe në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465 përmenden banorët e këtij fshati. Me emrin Sllamoderzha përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 dhe kishte 51 shtëpi me bashtina, 9 beqarë e 3 çifte.

Me emrin Sllamodraxha është e regjistruar në sallnainet e Vilajetit të Kosovës të.vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore tre antikomunistë nga ky fshat me familje migrojnë në Australi, ndërsa dy familje në yitin 1956 u shpërngulën në Maqedoni.

Shënimet statistikore:

në vitin 1879 kishte 80 shtëpi shqiptare;

në vitin 1913 - 841 banorë;

në vitin 1919 - 120 shtëpi shqiptare me 740 banorë;

në vitin 1921 - 121 shtëpi me 766 banorë;

në vitin 1948 -165 shtëpi me 1207 banorë;

në vitin 1953 - 169 shtëpi me 1327 banorë;

në vitin 1961 - 180 shtëpi me 1548 banorë (1538 shqiptarë, 1 serb, 9 të tjerë);

në vitin 1971 - 229 shtëpi me 2163 shtëpi (2162 shqiptarë, 1 serb);

në vitin 1981 - 219 shtëpi me 2874 banorë shqiptarë.

Fshati para agresionit të fundit serb në vitin 1998-99 kishte rreth 450 shtëpi me rreth 4820 banorë shqiptarë. Gjatë ofensivave serbe në gusht 1998, mars e maj 1999 u dogjën 419 shtëpi, 30 objekte afariste dhe 386 objekte tjera përcjellëse (oda, shtëpi zjarri, pleme etj.). U dogjën e u shkatërruan 2 objekte shkollore, 1 bibliotekë shkollore me 10.000 ekzemplarë, 2 mullinj elektrik dhe një mulli me ujë, 6 punëtori zejtare, janë minuar e shkatërruar dy minaret e xhamisë të ndërtuar në vitin 1802, një pjesë e ambulancës e djegur dhe e demoluar. I tërë dokumentacioni i shkollës është djegur. Janë djegur mbi 70 biblioteka private me mbi 25.000 ekzemplarë.

Në mbrojtje të atdheut dhanë jetën 12 luftëtarë të UÇK-së. U vranë 23 meshkuj të moshës 17-76 vjeçare. Tre persona janë të humbur. Deri me tani janë gjetur dy varreza masive. Me 25 mars 1999 popullata u shpërngul në Shqipëri, pas qëndrimit një kohë nëpër disa fshatra të tjera. Tetë familje mbesin nëpër male. Këtu vepruan edhe disa njësi ushtarake të Z.O. të Pashtrikut. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 4860 banorë.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
-1 #12 Qudisamadraxha 2012-02-14 10:31
Sie eshte e mundur prejVitit 1971 deri Vitin 200 mu shumzu Popullata ma shums edyfish..
banor te samadraxhes hyne ne Face Book
samadraxha flm.
Quote
 
 
+2 #11 banor 2011-03-25 23:42
nuk di ku i keni marr keto informata po nuk jan shum te sakta edhe pse jeni afer po duhet meu njoftu ma shum e tani me shkru....flm
Quote
 
 
-6 #10 njerzit pa uje 2011-03-16 07:39
AAAAAAiiiiiiiii
Po ujë sdini mu ngie mare te shkret. oooooo po samadregje ma. edhe zhapini smundet me jetue aty.
Quote
 
 
0 #9 theranda 2010-11-17 20:16
shum bukur ok
Quote
 
 
+1 #8 Permiso tek numri i shtepive. 2010-11-14 19:27
Ke bere nje gabim tek numri i shpive:
Nuk di pse në vitin 1971 - 229 shtëpi
kurse në vitin 1981 - 219" si ka mundesi qe te zvogelohet numri i shtepive.

mbi te gjitha ky tekst me posht eshte me i sakt.

Fshati Samadraxh ne vitin 1981 kishte mbi 400 shtepi nuk di ku i keni marr keto te dhena.
Quote
 
 
+2 #7 respect 2010-03-20 23:19
Samadraxha number one,fshati me numeirn ma te madh te banorve ne komunen e therandes,respe ct
Quote
 
 
+3 #6 profesor 2010-02-17 21:34
More cun, në Samadraxhë, e jo Samadrexhë si e shkruan ti, ASNJ^HERÊ nuk ka jetuar kokë serbi. Unë kam lindur atje nåe vitin 1955, dhe edhe sot, edhepse jetoj në Suedi, e ndijej vetën samadraxhas dhe krenohem me vendlindjen time. Por këto të dhëna që publikoni ju, seriozisht më nervozojnë dhe më ofendojnë.
Ju lutem, korrigjoni këto lëshime trashanike!!!
Quote
 
 
-4 #5 marrrreeeeeee 2010-02-09 14:17
marre duhet me ju ardh pse e kini qit samardaxhen ne fund qe eshte nder fshatrat me te medha ne therande
Quote
 
 
-3 #4 ...................... 2010-01-24 20:39
prej samadraxhes jam e kurr spaskna ni per ket histori
Quote
 
 
0 #3 mir ja keni ba 2010-01-10 21:29
flm shum shum. tash eshte mire
Quote
 
 
-2 #2 Falenderim!Theranda.com 2009-12-27 17:26
Quoting samadraxha:
kqyrne more se gabim nuk eshte kjo histori e samadraxhes marre ju koft ncncnc kqyrne ndreqne ,

Faleminderit per sygjerim, ka qene gabim teknik! Teksti tani eshte ndryshuar!
P.S. Faqja nuk eshte e komunes dhe nuk ka kurgja te bej me komunen, eshte e disa personave qe e duan Theranden shume!
Faleminderit edhe nje here per sygjerim!
Quote
 
 
0 #1 marre per komunen 2009-12-27 12:07
kqyrne more se gabim nuk eshte kjo histori e samadraxhes marre ju koft ncncnc kqyrne ndreqne ,
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Momentalisht

Kemi 60 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Këmbyes i Valutave

Shuma 



  

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet