Vrrioni (Vërsheci)
Është vendbanim kodrinoro-malor që shtrihet rreth 8 km në verilindje të Therandës, në një luginë të madhe e të gjatë.
Fshati përbëhet prej tri lagjeve të ndara njëra prej tjetrës: Dakajt, Brahimsmajlt dhe Tigjojt.
Mikrotoponimet më karakteristike: Reka e Dautit, Arat e Thin-gijve, Reka e Laknave, Ara Maskodre, Rezina, Kroni i Demës, Kodra e Madhe, Shullani, Loma e Dodës, Shpati i Mulës, Rrahi i Dodës, Shtupat etj.
Në pjesën juglindore të fshatit, në vendin Fusha e Thingijve, ka gjurmë të themeleve të shtëpive, gurë, tjegulla e tulla që dëshmojnë se aty dikur ishte vendbanim. Në vendin Vrella e Thingillit ekzistojnë varreza të moçme krishtere me rrasa të mëdha me kryqa.
Në fshat ekzistojnë themelet e kullës së Legatës, ku është edhe burimi më i vjetër i fshatit.
Nuk kemi shënime se kur është themeluar ky vendbanim. Thuhet se banorët e parë të këtij fshati janë shpërngulur në fshatin Çarravik të Klinës dhe se kur është ndërtuar shtëpia e parë e familjes Daka në këtë fshat, këto familje janë shpërngulur në Çarravik.
Me emrin Virshefçe është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Sa i përket numrit të banorëve ky vendbanim i vogël kishte:
rreth vitit 1879 - 3 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 78 banorë;
në vitin 1918-9 shtëpi shqiptare me 71 banorë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 -9 shtëpi me 78 banorë;
në vitin 1948 - 13 shtëpi me 113 banorë;
në vitin 1953 - 16 shtëpi me 135 banorë;
në vitin 1961 - 19 shtëpi me 154' banorë shqiptarë;
në vitin 1971 - 19 shtëpi me 181 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 16 shtëpi me 159 banorë shqiptarë.
Ky vendbanim para agresionit serb në vitet 1998-99 kishte.24 familje me rreth 214 banorë shqiptarë. Nga agresori serb janë djegur e shkatërruar 13 shtëpi të fshatit, ndërsa janë vrarë e masakruar 2 banorë të tij civilë. Popullata ishte larguar nga fshati. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 280 banorë.Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















